Sherr mes Erion Veliajt dhe Kryeministrit Rama për Sheshin “Skënderbej”

Saturday, 26 December 2020 09:36

 

Edi Rama pasi ka shitur dhe ka dhënë gjithçka me konecesion apo me PPP, së fundmi edhe për aeroportin e Rinasit e firmosi koncesionin në fshehtësi e me garanci nga ministri Arben Ahmetaj, tani po nxiton se si të gjejë një zgjidhje për sheshin Skënderbej në Tiranë.
Burime nga Rilindja thone se mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës ka plasur sherri për këtë Shesh. Kryeministri nuk pret 25 prillin ndaj po kërkon të mbarojë punë që edhe Sheshin “ Skenderbej” t’ia japë dikujt nga të tijtë, një personi apo grupi biznesmenësh që mund ta marrin nën administrim krejt Sheshin.

Argumenti kryeministrit nuk arrin as një mendje në Shqipëri: Bashkia nuk mund ta menaxhojë ndaj t’ia japim një biznesmeni.

 

Erion Veliaj, duke e ndjerë se krejt media dhe publiku do ta masakrojnë në rrjetet sociale, sepse vetëm ta mendosh është krim e jo më ta japësh; ka bërë sherr me kryeministrin Rama. Por Kryeministri duket i vendosur dhe po shikon me ministrin Arben Ahmetaj dhe ministren e kudondodhur Elisa Spiropali se si mund të gjendet një formë privatizimi apo dhënie me koncesion. Por për dreq këta të KQZ u nxituan dhe vendosën, sapo Kastrati mbaroi punë me Rinasin, që të mos lejojnë qeverinë për PPP apo koncesione deri më 25 prill.

Ndaj Rama ka futur në punë Arben Ahmetaj që të gjejë ndonjë shteg ligjor për ta dhënë me koncesion edhe sheshin Skënderbej

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...