Meta pret ambasadorin e ri të Maqedonisë së Veriut Dancho Markovski: Do të forcojmë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes e zhvillimit të rajonit

Saturday, 26 December 2020 11:31

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Dancho Markovski, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin Markovski për suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit më të ngushtë ekonomik e tregtar, përmes projekteve dypalëshe e rajonale të lidhjeve infrastrukturore, sidomos në të mirë të qytetarëve të zonave ndërkufitare.

Presidenti Meta e siguroi Ambasadorin Markovski se Shqipëria mbetet gjithnjë e interesuar për progresin, begatinë dhe avancimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut në proceset e integrimit europian dhe shprehu bindjen se dy vendet tona fqinje, aleate në NATO, dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, do të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit e zhvillimit të rajonit.

Presidenti Meta e konsideroi vendimin e merituar pa kushte të Marsit të BE-së për fillimin e bisedimeve, si një gur të rëndësishëm kilometrazhi për rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt familjes europiane dhe garanci për të kapërcyer çdo pengesë në këtë proces të rëndësishëm për të dhe për të gjithë rajonin.

Kreu i Shtetit vlerësoi lart pjesëmarrjen e faktorit shqiptar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, si një konfirmim i kontributit dhe mbështetjes së vazhdueshme të shqiptarëve ndaj reformave të rëndësishme, rrugës euroatlantike, stabilitetit demokratik të vendit, si dhe ndërtimit të një shteti multietnik

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...