Ministri i Jashtëm, Heiko Maas nuk përmend Shqipërinë, por vetëm Maqedoninë si e suksesshme

Saturday, 26 December 2020 14:50

 

Ministri i Jashtëm, Heiko Maas në bilancin e tij për radion shtetrore, DW, duke folur edhe për Ballkanin Perëndimor iu përgjigj pyetjeve për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pyetje e DW: Gjithnjë e më shumë vende duan të bëhen pjesë e BE. Por bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë ngecur, po ashtu si liberalizimi i vizave me Kosovën. Në Ballkanin Perëndimor flitet për “dështimin e gjermanëve”. Si do ta shpëtoni besueshmërinë e BE në rajon?

“Ne jemi të fundit që frenojmë në BE për këtë temë. Në thelb në bllokadë bëhet fjalë për marrëdhënien bilaterale të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut. Si presidencë gjermane e BE ne u përpoqëm me një intensitet të madh të ndërmjetësonim një zgjidhje. Për fat të keq ende pa sukses.

Partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor kanë bërë progres të madh në vitet e fundit, sidomos Maqedonia e Veriut. Njerëzit aty e shohin të ardhmen e tyre në BE. Prandaj ata duhet të mund ta ruajnë besimin tek premtimet tona, ndryshe do të heqin dorë nga BE. Perspektiva e BE është një impuls i rëndësishëm për reforma politike dhe të shtetit ligjor, që janë thelbësisht edhe interesat tona. Ne angazhohemi me tej për një zgjidhje në këtë kontekst, edhe pas presidencës sonë”.

Pra askurkund nuk e përmendi Shqipërinë, ministri gjerman, ndërsa për Maqedoninë e Veriut foli me nota pozitive.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...