Shitja e Aeroportit të Rinasit te “Kastrati” / Reagon PD:Ka mungesë transparence dhe prek sigurinë kombëtare. Sapo të vijmë në qeveri, koncesionet do i nënshtrohen…

Saturday, 26 December 2020 19:16

 

 

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ndryshimin e aksionerëve të kompanisë koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, nga grupi kinez i “China Everbright” tek “Kastrati Group”.

Në përgjigje të pyetjes së Balkanweb, Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike u shpreh se ka një mungesë të plotë transparence nga qeveria për këtë çështje.

 

Zyra për Shtyp e Partisë Demokratike thekson se kjo është një çështje që prek sigurinë kombëtare.

Pyetje nga Balkanweb: A keni një koment për ndryshimin e aksionerëve të kompanisë koncesionare të Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit?

 

Në përgjigje të pyetjes së Balkanëeb, Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike u shpreh se:

 

Ka një mungesë të plotë transparence nga qeveria për këtë çështje. Kjo është një çështje që prek sigurinë kombëtare dhe ka interes të veçantë publik. Jemi njohur përmes medias me ndyshimin e aksionerëve të kompanisë koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.

Mungesa e transparencës dhe qëndrimi absurd i Qeverisë që kjo nuk është çështje shtetërore është i paprecedentë. Aeroporti është pasuri publike. Menaxhimi i Aeroportit, si sektor strategjik, kërkon angazhimin e kompanive me eksperiencë në këtë fushë dhe që vijnë nga vende që kanë rëndësi strategjike për Shqipërinë, siç janë SHBA apo vendet e BE.

 

Siç ju kujtohet të gjithëve Partia Demokratike denoncoi me forcë se ligji për koncesionin e TIA u shkel që në vitin 2016, kur iu dhurua kompanisë kineze me aksione off-shore, e cila nuk kishte eksperiencë në manaxhime te tillë. Kërkesat dhe përcaktimet e ligjit janë shumë të qarta për mënyrën e kalimit të aksioneve. Shkelja e tyre përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe konkurencën e lirë.

 

Transferimi i herë pas hershëm i aksioneve, nga një kompani offshore, tek një kompani shqiptare pa eksperiencë në fushën e aviacionit civil, është shqetësuese dhe e dhënë konkrete që dikton nevojën e një hetimi të plotë, të thelluar dhe të gjithëanshëm.

 

Ripërsërisim vendosmërinë e Partisë Demokratike që çdo kontratë koncesioni, përfshirë ato ku aksionet transferohen nga një kompani në një tjetër, pa eksperiencë në sektorin përkatës, do ti nënshtrohen verifikimit sipas ligjit të ri antikorrupsion dhe antimafia që do të miratohet në ditët e para të qeverisjes së Partisë Demokratike.

Askush nuk do lejohet të abuzojë me pasuritë publike. Pas datës 25 Prill, me largimin e kësaj qeverie, çdo abuzim me pasurinë publike do të marrë fund dhe ato do u kthehen dhe do jenë në shërbim të shqiptarëve

Modifikuar më Saturday, 26 December 2020 19:17

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...