‘Nëse Greqia ka të drejtën e saj pse e denoncove Berishën’/ Manjani: Rama i dhjerë, fyen shqiptarët, asnjë fjalë për grekët

Saturday, 26 December 2020 21:15

 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, duke komentuar deklaratën e Ramës se Greqia është në të drejtën e saj për t’u zgjeruar, shkruan ndër të tjera se kjo deklaratë nuk qëndron, pasi nëse do të ishte kështu atëherë pse do t’i të denonconte Berishën në 2009, kur vetë ishte në opozitë.

Manjani shkruan se Rama në përgjigjen e tij fyen shqiptarët me një fjalor ofendues, dhe nuk përdor asnjë fjalë të tillë kundrejt serbëve dhe grekëve, çka tregon se ai është i dhjeri në këtë histori.

 

Postimi i Manjanit

 

Edi Rama insiston se “Greqia ka të drejtë” dhe se “zgjerimi i saj me 12 milje është e drejtë e saj”. Ai na informon se në 1990 e paskemi bërë dhe ne këtë gjë që po bën Greqia sot.

 

Po e lëmë mënjanë dhe fjalorin tejet fyes dhe të pa vend për Shqiptarët që e kritikojnë dhe i kërkojnë hesap. Po e lemë mënjanë, jo se nuk e meriton ti përvishesh mbrapsht, por fakt është se ai është i dhjeri përderisa gjen fjalë fyese vetëm për Shqiptarët dhe asnjë fjalë të tillë as për grekët e as serbët.

Po mirë, kur paska qenë kaq e kollajtë kjo punë, pra “Greqia qënka në të drejtën e vet”, përse Edi Rama denoncoi negociatat që bëri qeveria Berisha me ta?

Përse u ankua në Gjykatën Kushtetuese?! Përse Saliu ishte tradhëtari, që negocioi?!

Përse Grekët nuk u zgjeruan që atëherë, por e lanë për tani?!

Përse nuk na i tha që para 10 viteve këto gjëra që na i thotë sot, pasi më parë ja ka thënë në vesh Grekëve?!

Nëse ata që kritikojnë sot e i kërkojnë llogari na qenkan “llum e injorantë”, po Ai vetë që ka bërë gjithë atë gurgule ishte njësoj llum?! Apo e përdori për të mashtruar njerëzit për vota?!

Sido ta rrotullosh nuk del dot nga gropa e llumit ku ka rënë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...