Mediu: Edi Rama futi në politikë përbuzjen dhe sharjen

Diel, 27 December 2020 11:32

 

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka futur edhe një element tjetër shumë negativ në politikë, elementin e përbuzjes, të sharjes dhe të fyerjes. Gjatë një takimi me banorët të zonës së Selitës, Mediu tha se jetojmë në një vend ku regjimini korruptuar i Ramës ka zaptuar çdo gjë.

”Nuk të bën njeri fakti se je kryeministër, je deputet apo je ministër, por kur je në këto pozicione ke disa detyrime shumë të mëdha, që të besosh tek njerëzit, të punosh për njerëzit dhe të vlerësosh çdo gjë që kërkojnë njerëzit, dhe në qoftë se i bën këto, atëherë mund ta shtysh shoqërinë përpara, ke forcë që të bësh ndryshime të mëdha. Në qoftë se i shikon njerëzit nga lart dhe mendon se ti je ai që kontrollon cdo gjë dhe njerëzit nuk kanë vlerë, vetëm e shkatërron shoqërinë. Në të gjitha historitë e kombeve, një njeri që shan, një njeri që fyen, një njeri që përbuz, nuk mund të ndërtojë, vetëm shkatërron”,-nënvizoi kreu i PR-së.

 

Sipas tij, Shqipëria nuk mund të ndërtohet nëpërmjet konfliktit dhe ka ardhur koha që të ndryshohet mentalitet e kuluturë. ”Në qoftë se kryeministri është përbuzës, është tallës, është përçarës, ashtu do të jetë dhe shoqëria. Prandaj ka ardhur momenti që ne duhet të ndryshojmë, duhet të ndryshojmë mentalitet, duhet të ndryshojmë kulturë”,-thotë më tej Mediu

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...