Basha pas takimit me studentët e Fakultetit të Ekonomisë: Rama në 7 vite s’mbajti asnjë premtim, mund të ofrojë vetëm dështime të tjera

Diel, 27 December 2020 15:53

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar takimin e sotëm me studentët e Fakultetit të Ekonomisë me të cilin bisedoi për shqetësimet dhe problematikat e tyre në përgjithësi, arsimit dhe ekonomisë.

Basha thotë se sipas studentëve të cilët takoi, ata kishin një konkluzion kryesor që dështimi më i madh i Ramës në 7 vite ishte ekonomia.

 

Ai thekson se në 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim dhe ajo çfarë mund të ofrojë për të ardhmen janë vetëm dështimet e tjera. Lideri demokrat kërkon një bashkim të qytetarëve për të sjellë ndryshimin që duan shumica dërrmuese e shqiptarëve.

 

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA
Të gjithë komentet e studentëve të ekonomisë me të cilët pata kënaqësinë të takohesha, kishin një konkluzion kryesor: ekonomia është dështimi më madh i Edi Ramës në 7 vite.
Gjatë këtij viti, ku krizës ekonomike iu shtua edhe pandemia, studentët u përjashtuan nga çdo lehtësi. Ata vazhdojnë të paguajnë të njëjtat tarifa, të cilave u sthohen edhe kostot e mësimit online. Rritja e papunësisë, mbyllja e qindra biznëseve dhe rënia e fuqisë blerëse kanë goditur shumicën e familjeve shqiptare të cilat patën ndihmën më të vogël në rajon dhe në Europë nga qeveria e tyre.
Njëra prej studenteve më tha se paguan tarifë shkollimi për master 2.1 milionë lekë. Ajo bën dy punë për për të përballuar si tarifën e studimit, gjithashtu dhe koston e jetës në Tiranë.
E ndërsa paratë e taksave të shqiptarëve duhet të shkonin për të ndihmuar të rinjtë, familjet e tyre, ato vazhduan të shpërndahen tek miqtë dhe klientët e qeverisë përmes koncesioneve e PPP-ve korruptive.
Në 7 vjet Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim, rriti taksat, rriti çmimin e energjisë, rriti tarifat e studimit, nuk hapi 300 mijë vende pune, por detyroi afro 500 mijë shqiptarë të emigrojnë. Edi Rama renditi Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara sepse gjithë pasuritë dhe paratë e shqiptarëve i ndau për klientët e tij. Prandaj vuajnë shqiptarët sot, prandaj të rinjtë e kanë mendjen të largohen nga vendi.
Është koha ta ndryshojmë këtë gjendje. Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera.
Ne do të vendosim taksën e sheshtë 9%, për të thithur investitorë të huaj që hapin vende pune dhe për t’i dhënë mundësi biznesit të punojë dhe të gjenerojë të ardhura për të rritur pagat e punonjësve.
Ne do të mbështesim dhe stimulojmë sipërmarrjet e të rinjve dhe bizneseve që punësojnë të rinj.
Përmes ligji tonë anti-mafia ne do të kalojmë në sitë të gjitha kontratat koncesionare dhe PPP-të. Synimi i ligjit anti-mafia është që këta njerëz që janë të përfshirë në kontrata korruptive, nuk do të mund të gëzojnë të ardhurat e përfituara padrejtësisht dhe këto të ardhura do të rikuperohen dhe do t’u kthehen qytetarëve.
Ne të mbulojmë 100% tarifat e studimit të studentëve nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj dhe 50% tarifat e atyre me të ardhura mbi 640 mijë lekë. Ne do ta anulojmë ligjin korruptiv për arsimin e lartë dhe do të rikthejmë autonominë e universiteteve.
Vetëm bashkë mund ta bëjmë realitet ndryshimin, që kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve dhe t’u japim shpresë dhe mundësi për çdo të ri dhe çdo qytetar shqiptar

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...