Shehaj akuza të forta ndaj Veliajt: Bashkia Tiranë si lavatriçe, i kujtojmë se fabulat skadojnë në 25 prill

Diel, 27 December 2020 19:53

 

Pasi na përkundi me përrallat për buxhetin e vitit e 2021 qeveria, një tjetër trullosje me fabula Lizash në qytetin e çudirave po rezevon buxheti i lalit.
Këtu nuk është kursyer fantazia, magjirat me dollarë, që dalin nga moskundi, me anti Robin Hood-ër që ua marrin rë varfërve për t’ja dhuruar të pasurve.
Ja më konkretisht: 50 ml usd vetëm nga taksa e ndërtimit.
Asnjë vizion në buxhet, asnjë analizë sesi investimet kanë prodhuar vlerë të shtuar.
Për çdo të ardhur nga taksat ka rritje jo se është shtuar numri i bizneseve, aktiviteti a shërbimet, por sepse janë rritur taksat nga Lali në botën e lavatriçeve.
Arroganca vazhdon, ata vetë vendosin e vetë votojnë në përrallat që i tregojnë popullit, kurse këtij të fundit i mbetet veç te paguajë dhe…ku i dihet, të detyrohet të blejë shtëpi në ndërtimet që nuk i ndali as pandemia. Për Super Lalin qyteti jeton me beton, sa kohë lavatriçja është modeli i vetëm ekonomik që njeh.
Si tha sa u ul në karrige?
0 ndërtime!
Sapo u ul mbi lavatriçe flet me shumë zero, por pas 1shit.
Si donte të ndalte ndërtimin?
Rriti taksën e ndërtimit.
Sapo mësoi si ndizej lavatriçja, shqiptarët thjesht po i detyron të paguajnë 105 € më shumë për çdo m2.
Si tha ende i freskët në karrigen e Bashkisë?
Do rritet ca çmimi i ujit se do bëjmë investime t’ju rrjedhë në rubineta, por ndërsa ai i gëzohet lavatriçes shqiptarët ende blejnë ujin në dyqane.
Ka dhe më sa kohë Lali lavatriçes i rri mbi kokë të mos ndalet një çast, se përndryshe s’ka përralla me qerosë e Liza, që i bëjnë derman për ta zënë gjumi top. Për sot po i kujtojmë se fabulat skadojnë në 25 prill, deri atëherë bën mirë të hyjë edhe vetë në lavatriçe të lajë mëkatet

Modifikuar më Diel, 27 December 2020 19:56

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...