Lavatricja e droges Veliaj , tjeter vjedhje 70 milion euro

Hënë, 28 December 2020 09:40

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka në “dorë” një nga tenderët më të majmë të të gjithë sektorit të rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit 2019. Me procedura të dyshimta, Lali Eri ka anashkaluar një konkurrim të drejtpërdrejtë, por me metodën “sy më sy” po synon që këto para’ t’i shpenzojë si të dojë.

Boldnews.al ka siguruar dokumentet e një tenderi me objekt ndërtim dhe rikonstruksion i infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim në Bashkinë e Tiranës. Por, pavarësisht se kjo infrastrukturë nevojitet dhe duhet të bëhet një ditë e më parë, ajo çka është e dyshimtë është procedura e këtij tenderi. Në dokumente shkruhet se procedura e prokurimit është “tender i kufizuar mbi kufirin e lartë monetar”. Pra, një marrëveshje në kuadër të procesit të rindërtimit.

 

Vlera e tenderit është plot 7.788.660.911 lekë pa TVSH (rreth 70 milionë euro). Në këto dokumente shkruhet se kohëzgjatja e kontratës është jo më shumë se 4 vite, ndërkohë që ajo që bie në sy është afati shumë i shkurtër kohor për firmat. Tenderi i pazakontë u shpall në datë 23 dhjetor 2020, ndërkohë që firmat kanë afat deri në datën 6 janar 2021 për të paraqitur dokumentet. Pra, vetëm 5 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Veliaj ka firmosur një super tender, duke futur në qarkullim rreth 70 milionë euro. Madje, do të ketë edhe ekskluzivitetin që të shpërndajë këto para’. Boldnews ka siguruar edhe dokumentet Standarde të Tenderit.

 

Ky dokument, megjithëse është 94 faqe, nuk janë të specifikuara se çfare rrugësh do bëhen. Sipas saj, është detajuar vetëm procedura, e cila i jep “dorë të lirë” Veliaj të përzgjedh cilën firmë të dojë. Normalisht, në mendje na vijnë disa emra firmash, të cilat kanë fituar tenderat e majmë në këtë bashki. Por, Boldnews do të vijojë të investigojë këtë tender, edhe te shpallja e fituesit, apo edhe te punët që do të kryhen. Në dokument thuhet vetëm se “marrëveshja kuadër do të zbatohet me dërgimin e ftesave për ofertë tek operatorët ekonomikë, palë në marrëveshje”. Pra, Veliaj do të bëjë marrëveshje me cilindo që ai e cilëson nëse është e përshtatshme apo jo. Më tej thuhet se kontratat do të lidhen me operatorin ekonomik të suksesshëm të shpallur fitues në fazën e dytë nga procesi i minikonkurimit. Veliaj, që në dokument është “Autoriteti Kontraktor”, ka të drejtë të kërkojë më pak apo më shumë objekte se sa ato të parashikuara.

Në këtë tender ka shumë dyshime të tjera, ku një ndër to është se operatori ekonomik duhet të tregojë aftësinë për t’i transformuar kërkesat e specifikimeve teknike, preventivin dhe kostot në plan pune konkrete, me qëllim për të realizuar punimet sipas afatit. Pra, i gjithë dokumenti prej 94 faqesh, nuk ka asnjë specifikim se çfarë pune do të kryejë fituesi, sa metër apo kilometër rrugë do të bëjë, si do i bëjë rrugët, në çfarë vendesh, etj, etj. Në fund thotë se vendi i kryerjes së punimeve, objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër do të shtrihet vetëm në disa njësi, si në “Kombinat”, njësia administrative nr. 4 dhe 8, zona “5 Maji”, “Zall-Herr”, “Vaqar”, “Pezë”, “Ndroq”, “Baldushk” dhe pranë Universitetit Bujqësor i Tiranës

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...