Edmond Panariti: A do të shpëtojmë nga Covid 19 gjatë vitit që po vjen?

Hënë, 28 December 2020 12:37

Nga Edmond Panariti*
Po “arma” Vaksinë?
Autoritetet shëndetsore kanë kuptuar se kur je në luftë, nuk ke kohë që të kolaudosh armën por duhet qëlluar para se të qëllohesh!
Shpresa e madhe, për kontrollin e përhapjes së virusit Covid – 19, është padyshim vaksina.
E cila konsiderohet dhe shpresohet të jetë niveli më i lartë i parandalimit të përhapjes së infeksionit.
Dhe që besohet se do të shënojë edhe fillimin e fundit të pandemisë!
Prandaj data 27 e këtij muaji, kur filloi edhe vaksinimi ne BE, u quajt dita e fitores (V – day).
Mbetemi me shpresë dhe besim se ashtu do të ndodhë.
Por si do të mbërrihet deri aty? Dhe ku qëndrojnë ende dyshimet?
Anthony Fauci, kryespecialisti i Covid – 19 në Amerikë në një deklaratë për imunizimin e popullatës ndaj covid 19 , theksoi se që të arrihet imuniteti në popullatë dhe të ndalet përhapja duhet të vaksinohen ose infektohen 85 % e popullatës.
Pra e ndryshoi qëndrimin e mëparshëm se për arritjen e imunitetit të tufës kërkohet imunizimi i vetëm 60 % të popullsisë
Kjo do të thotë se do të kërkohet më shumë kohë, për imunizimin me vaksinë, sidomos kur dyshohet se për publikun e gjerë vaksinimi do të fillojë vetëm nga pranvera e vitit që vjen.
Po vaksina?
Kemi tashmë disa vaksina të cilat janë regjistruar ose janë në proçes regjistrimi për përdorim publik nga organet çertifikuese.
Regjistrimi për përdorim është emergjent pra i shpejtë dhe ekstra procedurial, sepse koha nuk pret.. Sepse kush vaksinon i pari, kursen dëme shëndetsore dhe humbje jete te njerëzit e tij.
Dhe në luftë nuk ke kohë të kolaudosh pushkën, por duhet qëlluar para se të qëllohesh!
Por….. Ende mbeten disa enigma.
Sëpari mbetet për tu parë nëse vaksina parandalon infektimin apo vetëm shfaqjen e sëmundjes me shënjat e saj të rrezikëshme.
Deri tani është provuar në mënyrë bindëse se vaksina parandalon shfaqjen e sëmundjes… por ende nuk ka prova të mjaftueshme nëse parandalon edhe infektimin..
Epidemiologët dhe imunologët shprehen se me shumë mundësi parandalon edhe infektimin, gjë që do të shënonte edhe fundin e pandemisë, por kjo ende nuk është vërtetuar përfundimisht.
Gjithsesi ndodhemi në kthesën finale drejt fitores ndaj pandemisë.
*Shefi i Kabinetit të Presidentit Ilir Meta

Modifikuar më Hënë, 28 December 2020 12:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...