Rama nuk mund të bëj avokatin e interesave të Greqisë. Ja çfarë thotë Konventa e Detit

Hënë, 28 December 2020 12:56

 

Kryeministri Edi Rama po flet më të njëjtën gjuhë si zyrtarët e Greqisë lidhur me shtrirjen e palës greke 12 milje detare. Deklarata e djeshme e Ministrisë së Jashtme Greke për të drejtën e saj për 12 milje, ishte pikë për pikë, njëlloj me qëndrimin e Edi Ramës kundër kritikëve në Tiranë.

Por çfarë thotë Konventa mbi të Drejtën e Detit, e cila është nënshkruar nga të dy vendet?

 

Boiken Abazi, përfaqësues i Vetëvendosjes në Tiranë shprehet se neni 300 i kësaj konvente ndërkombëtare në mënyrë të qartë përcakton se shtrirja 12 milje nuk mund të bëhet vetëm nga një shtet. Abazi shton se Edi Rama nuk mund të bëhet avokat i interesave të Greqisë.

“Neni 300 i “Konventës mbi të Drejtën e Detit”. (Besimi dhe abuzimi i të drejtave) Shtetet Palë do të përmbushin me mirëbesim detyrimet e marra sipas kësaj Konvente dhe do të ushtrojnë të drejtat, juridiksionin dhe liritë e njohura në këtë Konventë në një mënyrë, e cila nuk do të përbëjë një abuzim të të drejtave”,- shkruan Abazi në një postim në Facebook.

Ai shpjegon se ky nen, i vendosur qëllimisht në këtë Konventë, ia heq të drejtën secilit shtet, përfshirë Greqisë, që ta konsiderojë një të drejtë të saj ekskluzive dhe sovrane zgjerimin nga 6 në 12 milje detare. “Siç janë shprehur më herët gjykatat ndërkombëtare: “delimitimi i zonave detare e ka gjithnjë një aspekt ndërkombëtar dhe nuk mund të varet vetëm nga vullneti i shprehur i një shteti përmes ligjeve të brendshme”. Prandaj, ata zyrtarë të shtetit shqiptar që flasin broçkulla publikisht, duhet të ndalen së bëri avokatin e Greqisë dhe të fillojnë të mbrojnë interesat e Shqipërisë. E drejta e një shteti për zgjerimin e ujërave territoriale deri në 12 milje detare është e kontestueshme nga shtete të tjera edhe sipas ligjit ndërkombëtar, kur abuzohet me këtë të drejtë duke shkelur të drejtat e një shteti tjetër”,- deklaron Bojken Abazi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...