Tritan Shehu /Ndihma e BE per vaksinim ne Ballkanin Perendimor-“elektroshok” per Ramen!

Hënë, 28 December 2020 14:24

Ndihma e BE per vaksinim ne Ballkanin Perendimor-“elektroshok” per Ramen!
Se pari duhet falenderuar Brukseli per fondin prej 70 M Euro ne ndihme te vendeve te Ballkanit Perendimor per vaksinimin COVID.
Nga vendet tona Shqiperia renditet pothuajse e vetme ne Rajon e Europe krejt e pa mbuluar, pa asnje kontrate me prodhues epo me vende te tjera, vetem me nje Mareveshje Angazhimi me COVAX, karakteristikat e te cilit nuk premtojne zgjidhje te problemit per ne.
Ne keto kushte ndihma e BE eshte shume e rendesishme, jo vetem per perballimin e nje pjese te nevojave tona, por dhe si nje sinjal qe Rama e Qeveria e tij e pa pergjegjeshme te “tunden” e te kuptojne rendesine qe ka ky proces vaksinimi per jeten e shendetin e qytetareve, ekonomine dhe lidhjet e levizjet e neserme me BE.
Rama duhet te kuptoje se ky problem nuk mund te perballohet vetem duke bere rolin e “lypsarit” me traste ne qafe e pritur ne “gjume lemoshat”, sic po vepron Qeveria e pa afte e jona.
Ndihma BE nuk mund te zgjidhe te gjitha nevojat tona per vaksina, qe shkojne ne reth 5,5 M doza, ajo do te mbuloje nje pjese te tyre, por duhet te sherbeje edhe si nje “elektroshok zgjimi” per Kryeministrin, qe vazhdon te “fleje” e qe flet vetem sipas “endrave”.
Se paku tashti, ne muajt qe i kane mbetur kesaj Qeverie ne ikje, kjo duhet te lere genjeshrat e mashtrimet per te rikuperuar nje pjese te asaj qe nuk e ka bere ne kohen e menyren e duhur, pra te angazhohet seriozishe e konkretisht per te mbyllur disa kontrata me kompani te sigurta apo dhe me vende te BE, per te siguruar sasine e nevojeshme te vaksinave, ne nje kohe sa me te shkurter.
Humbja e me tejshme qofte edhe e nje dite, eshte humje jetesh, shendeti e cmim i rende ekonomik.
Ne fakt ky eshte nje cmim, qe shqiptaret do te duhet te paguajne deri me 25 Prill per Rilindjen ne qeverisje.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...