Meta: Mesazhi kurajoz i popullit të Përmetit në zgjedhjet e 75 viteve më parë, kundër diktaturës, është i gjallë edhe sot

Hënë, 28 December 2020 17:45

 

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” dy atdhetarë të shquar përmetarë, Agathokli Xhitomin (pas vdekjes) dhe At Aleksandër Lipen (pas vdekjes), të cilët për bindjet e tyre të palëkundura demokratike dhe për veprimtarinë në mbështetje të zgjedhjeve të lira e demokratike të vitit 1945, u ekzekutuan nga regjimi diktorial.

Në ceremoninë solemne të organizuar, Kreu i Shtetit e dekoroi atdhetarin nga Leusa e Përmetit, luftëtarin e paepur në mbrojtje të lirisë dhe sovranitetit territorial të vendit, veprimtarinë aktiv të shoqatës shqiptaro-amerikane “VATRA”, si dhe ish-kryebashkiakun e Korçës me bindje liberale e demokrate Agathokli Xhitomi, me motivacionin: “Me mirënjohje ndaj veprës dhe jetës së tij si patriot i shquar, intelektual me kulturë perëndimore dhe deputet i Përmetit në parlamentin shqiptar gjatë periudhës 1920-1924. Në vlerësimi të kontributit të tij në qytetin e Përmetit për zgjedhje të lira e demokratike në vitin 1945. Për bindjet e tij të palëkundura liberalo-demokratike në mbështetje të lirisë dhe demokracisë së vendit, për të cilat u arrestua, torturua dhe ekzekutua padrejtësisht nga regjimi diktatorial i kohës”.

Ndërsa klerikun e spikatur fanolist, antifashistin dhe patriotin nga Kaludhi i Rrëzës së Përmetit, At Aleksandër Lipen, Presidenti Meta e vlerësoi me motivacionin: “Me mirënjohje dhe nderim ndaj kontributeve të tij të pamohueshme si intelektual i shquar, publicist, mësues dhe teolog i shquar, duke spikatur si klerik dhe përkrahës i Fan Nolit për meshimin në gjuhën shqipe. Në vlerësim të rolit dhe parimeve të patjetërsueshme si demokrat dhe atdhetar me orientim perëndimor, të provuara edhe nga vendosmëria e kontributi i tij për zgjedhje të lira e demokratike në qytetin e Përmetit në vitin 1945, për të cilat u arrestua, u torturua e u pushkatua padrejtësisht nga regjimi diktatorial i kohës.”

Meta theksoi se mesazhi kurajoz i popullit të Përmetit në zgjedhjet e 75 viteve më parë, kundër diktaturës, është i gjallë edhe sot.

Modifikuar më Hënë, 28 December 2020 17:46

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...