Tritan Shehu/Cfare logjike e mbrapshte fshihet mbas uljes se numrit te testimeve!!

Hënë, 28 December 2020 18:49

Cfare logjike e mbrapshte fshihet mbas uljes se numrit te testimeve!!
Heshtja per c’po ndodh fsheh jo vetem deshtime dhe amulli, por dhe veprime te denueshme me pasoja te renda.
Numri total i testimeve po pergjysmohet, kur ai duhej shume fishuar!
Ndersa pozitiviteti i tyre edhe per kete sasi te vogel te realizuar ngel i larte.
Pastaj raportojne qe po ulet numri i rasteve te reja!
Edhe nje nxenes i fillores e kupton qe sa me pak teste te besh, aq me pak raste do te gjesh.
Ka vende diku ne Afrike, qe kane pasur sukses me kete “strategji”, se keshtu “nuk kane pasur” as vdekje Covid, as rimbursojne mjekimet...
Pakeso e pakeso, sot kemi arritur ne reth 1550 teste ne dite, me gjithe ato “te shpejtat” e ato qe behen me pagese te privati.
Rama me pare foli per rritje te testimeve, foli per mijera teste te shpejta ne dite!?
Dhe askush sot nuk shpjegon sa nga kjo 1550-she jane PCR qe po abandonohen, sa jane “te shpejta” e sa te privatit!
Nje kolege me thote, kot lodhesh te kerkosh logjike ne keto veprime, eshte sikur te kerkosh logjike ne “Pyetjen e Shvejkut”!!
Por kjo nuk me bind, nuk besoj se vetem mungesa e arsyes te con deri ketu, me shqeteson mendimi cfare mbrapeshtie fshihet mbas budallallekut!
Dhe me shume gjasa nje logjike makaber:
“Ta leme gjendjen te tille, pa te dhena, pa testime, te centralizuar hermetikisht qe te infektohen sa me shume me sa me pak informacion, keshtu do te ndodhe imunizimi edhe pa vaksina”.
Por pa llogaritur cmimin ne jete, shendet e ekonomi; nuk thone kot “ruaju budallait”!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...