Ylli Manjani: Rama ju përgjigj Metës si zëdhënës i qeverisë greke, jo si kryeministër i Shqipërisë

Hënë, 28 December 2020 20:02

 

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se deklaratat e Edi Ramës për marrëveshjen me Greqinë tregojnë mungesë seriozitet dhe njohje të kulturës shtetërore. Në një reagim në Faceook, Manjani thotë se Edi Rama ju përgjigj shqetësimeve të Presidentit Ilir Meta, si të ishte zëdhënës i qeverisë greke dhe jo kryeministër i Shqipërisë.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

 

Ç’farë mungese serioziteti! Kultura shtetërore e Kryeministrit është përtokë!

Lexova reagimin gjithë shkumë të Tij, në përgjigje Presidentit të Republikës. Kryeministri i përgjigjet Presidentit në Twitter. Kulmi i karagjozllëkut!

Dhe çfarë përgjigje pa?!

Detyrimit Kushtetues për të informuar Presidentin e Republikës, kryetarin e shtetit, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i përgjigjet në twitter. Jo me shkrim, jo dhënie informacioni, por thjesht shkumë politike në twitter.
Po bëjnë shtet…!!!

Në shkresa zyrtare i është kërkuar informacion zyrtar mbi ecurinë e negociatave me palën Greke. Presidenti ka mandatuar një ekip negociatorësh dhe nuk ka asnjë informacion mbi përfundimin ose jo të detyrës së atij ekipi. Ndaj dhe kërkon informacion.
Kryeministri jep përgjigje në twitter, si zëdhënës i qeverisë Greke…!!! Ai na siguron, se vendimi i Greqisë nuk prek Shqipërinë… nga e di ai këtë?! Ku e bazon këtë pohim?! Ja kaq i kërkohet të informojë Kryetarin e shtetit të Tij, jo neve detyrimisht! Por nxjerr shkumë.

Po bëjnë shtet..!!!

Po në twitter, pa asnjë analizë paraprake mbi taktikat, benefitet dhe rrisqet, Kryeministri komunikon një vendim që e ka marrë, pa e thënë se ku e kur e mori. Vendimi është ” DO SHKOJMË Në GJYKATË”!!! Apo si ecën me gjykatat e huaja këtij…!?
Kush e autorizoi Atë të çojë kufinjtë e vendit në Gjykatë?!! Te cila gjykatë do çojë vendin e vet?! Me çfarë rrisku?! Me çfarë shërbimi ligjor do ta mbulojë?! Nuk jep përgjigje, por lëshon shkumë!

Mos harroni, po bëjnë shtet…!!! Ky quhet karagjoz, jo Kryeministër

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...