Rama: Greqia ka të drejtë, ndërsa Presidenti Meta “JO”!

Tuesday, 29 December 2020 08:13

 

-Kryeministri i Shqipërisë ka marrë vendime për çështjen e detit në bashkëpunim me shtetin grek pa informuar asnjë institucion, duke nisur nga Presidenti, Kuvendi, Këshilli i Sigurisë apo dhe Komisioni i Jashtëm i Kuvendit. Kur një politikan bën akte të tilla me një shtet tjetër, pa pyetur institucionet e shtetit të tij, këto nuk quhen marrëveshje, por pazare personale.

Kryeministri Edi Rama këto ditë po flet si përfaqësues i Greqisë dhe jo i Shqipërisë për çështjen e shtrirjes së Athinës me 12 milje detare. Që kur shteti grek zyrtarizoj vendimin e 12 miljeve ka dy qëndrime të Edi Ramës që duket sikur janë bërë nga qeveritarë helene dhe jo nga Kryeministri i Shqipërisë. Fillimisht deklaroi në Tëitter se “Greqia ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje” dhe shtoi se një vendim të ngjashëm e ka marrë dhe Shqipëria në fillim të viteve ’90. Ndërsa dje, ka nisur replikat me kreun e shtetit Ilir Meta duke këmbëngulur sërish se grekët janë në të drejtën e tyre. “Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq! Vendimi në fjalë i Greqisë s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona, sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë!”,- thotë kreu i qeverisë. Reagimi me nota fyese i kreut të qeverisë erdhi pas një deklarate të Presidentit Ilir Meta, i cili i kujtonte se si kryetar i shtetit nuk ka ende informacion se çfarë ka arritur grupi negociator i Shqipërisë me Greqinë i ngritur në vitin 2018. Presidenti vinte në dukje se si kryetar i shtetit ka autorizuar punën e këtij grupi, por nuk ka asnjë njoftim zyrtar se ku kanë mbetur negociatat, dhe çfarë është arritur me palën e shtetit tjetër. Për pasojë, nëse nuk ka një vendim të grupit negociator që është ende në fuqi, me çfarë të drejte kreu i qeverisë shqiptare vendosi që çështja e marrëveshjes së detit të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare? Pyetjet që ka ngritur kreu i shtetit nuk ishin politike, por çështje që kanë të bëjnë me mënyrën si funksionon shteti. Kryeministri i Shqipërisë rezulton se ka marrë vendime pa informuar asnjë institucion të shtetit, duke nisur nga Presidenti, Kuvendi, Këshilli i Sigurisë apo dhe Komisioni i Jashtëm i Kuvendit. Kur një politikan bën akte të tilla me një shtet tjetër, pa pyetur institucionet e shtetit të tij, këto nuk quhen marrëveshje, por pazare personale. Edi Rama po e trajton një çështje që ka të bëjë me territorin e vendit, si të ishte diskutim për degën e PS në Selanik dhe Korfuz dhe jo si një çështje që prek gjithë shqiptarët dhe interesat më të larta kombëtare. Këto ditë që Greqia ka shpallur zgjerimin e saj detar me 12 milje, Edi Rama po mundohet ta mbajë debatin në çështjet e luftës politike. Ndaj dhe kur replikon flet për Saliun, Lulin dhe Ilirin. Në fakt, debati nuk është çështje politike dhe as detaj i luftës qeveri-opozitë. Kryeministri ka detyrim ligjor të japë shpjegime për çështjet që ka ngritur Presidenti i Republikës në reagimin e djeshëm të tij. Jemi para një skandali të përmasave kombëtare, kur kreu i qeverisë ka hyrë në pazare personale dhe po trajton territorin e vendit si tokë të trashëguar nga familja. Përgjigja ndaj kërkesave të kreut të shtetit është detyrim ligjor.

 

Ndërkohë nuk është vetëm opozita dhe përfaqësuesit e saj që kanë ngritur alarmin për pikëpyetjet e marrëveshjes me Greqinë dhe vendimin për 12 miljet detare. Këto ditë, ekspertë të së drejtës së detit, profesor të njohur të së drejtës ndërkombëtare dhe juristë të marrëveshjeve dy palëshe po kërkojnë sqarime dhe shpjegime për aktet e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Profesorët që po flasin nuk kanë hallin e PD dhe as të LSI, madje një pjesë e tyre vijnë nga radhët e së majtës dhe PS. Të gjithë po thonë se lejimi i Greqisë për të shtrirë territorin me 12 milje prek direkt territorin e Shqipërisë. Po ashtu, çështja e Gjykatës Ndërkombëtare, të cilën Edi Rama po e përdor si komardare shpëtimi rezulton një proces shumë më i komplikuar. Në Gjykatën Ndërkombëtare mund të ankohesh nëse ndaj një shteti është shprehur më parë mosdakordësinë për vendimin e 12 miljeve. Pasi i ke njohur të drejtën e 12 miljeve Greqisë nuk ka shumë gjëra për t’u ankuar.

Të gjitha pikëpyetjeve që kanë ngritur ekspertët në opinionin publik për këtë hap të shtetit fqinj, Edi Rama u përgjigje gjithmonë me parullën: “Greqia ka të drejtë”. Edhe vetë grekët nuk mund të kishin gjetur avokat më të mirë për interesat e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...