Ardit Çela: 2020-a, viti i fundit që qeveris Rilindja

Tuesday, 29 December 2020 09:50

 

Ardit Çela, drejtues politik i LSI në qarkun e Beratit

Viti që po lëmë pas rezul toi një vit i dhimbshëm dhe i trishtë për vendin tonë. Mijëra familje të ngelura pa strehë, si pasojë e tërmetit, ende vazhdojnë të jenë jashtë e të mos e gëzojnë Vitin e Ri në shtëpitë e tyre. Të prekurit nga tërmeti sot ende nuk e kanë një përgjigje se kur do të zgjidhet halli që u ka rënë mbi kokë. Kaloi një vit dhe janë në mes të katër rrugëve. Presin me padurim një zgjidhje, por në vend të saj marrin premtimet e radhës të Kryeministrit dhe të qeverisë. Në vend të zjarrit të ngrohtë të shtëpisë, Kryeministri dhe qeveria përpiqet t’i ngrohë me recitime e me propagandë. Ata i mashtruan kur u thanë se brenda vitit do t’u ishin rindërtuar shtëpitë dhe se jeta e tyre do t’i rikthehej normalitetit. Por tashmë mashtrimi për këtë qeveri është kthyer në normë. Askush nuk e di se ku u zhdukën miliardat e suksesit qeveritar. Mbase mund të kenë shkuar për të financuar këstet e radhës të PPP-ve dhe koncesioneve, se për shtëpitë e qytetarëve as që bëhet fjalë.

 

Efektet e pandemisë rezultuan shkatërruese për mijëra familje. Jetë të humbura. Një ankth i përgjithshëm dhe pesimizëm ndihet gjithandej. Biznese të falimentuara. Mijëra vende pune të mbyllura, mijëra familje që i shtohen listës së atyre që luftojnë për mbijetesë. Të gjithë do të dëshironim me gjithë zemër që në këtë rast Kryeministri dhe qeveria të na surprizonin për mirë e të bënte atë që duhet të bënte një qeveri edhe një Kryeministër normal, të rrijë në krye të punëve. Të bëjë detyrën. Por jo, nuk mund të ndodhte ndryshe as këtë herë. Propagandë dhe vetëm propagandë. Grafikë, shifra, letra të prodhuara nga zyrat luksoze të qeverisë për të prezantuar një tjetër realitet nga ai që shohin e prekin përditë shqiptarët. Miliona hidhen për propagandë për t’i mbushur mendjen të papunit se do rriten rrogat. Se ai nuk është i papunë, por është momenti të bëjë pak pushim. Biznesit që falimenton, i thonë që nuk do të punosh. Atij që nuk ka bukë të hajë, i thonë që sofra është plot, por mishi i bën dëm. Atij që s’blen dot ilaçet, i thonë se shëndetësia është falas. Ministra dhe drejtues politikë dalin e thonë se jemi më mirë se Gjermania dhe Italia, ndërkohë që FMN thotë se mbështetja ekonomike e qeverisë është më e ulëta në rajon. Ministrat dhe Kryeministri dalin e thonë se kemi arritur suksese të paimagjinueshme, ndërkohë që eksodi i ikjes së shqiptarëve vazhdon me ritme të frikshme. Qeveria e lufton virusin me tanke dhe me mitraloza. I mbron mjekët me maska të skaduara. Dhe vazhdon e vazhdon ta ngopë popullin me lugën bosh të propagandës, ndërkohë që mjerimi dhe varfëria rriten përditë.

Sot, shqiptarët janë më të varfër se katër vite më parë. Sot, vendi është më i pashpresë. Të rinjtë e të rejat kanë vetëm një ëndërr, të ikin e të largohen sa më parë. Vendi po shpopullohet. Qeveria dhe Rilindja i varfëruan 3 milionë shqiptarë për të pasuruar 3-4 miliarderë afër vetes. Qeveria dhe rilindja janë të pamëshirshme me fukarain. Të pamundurin e fusin në burg për 200 lekë, ndërkohë që me ligje të posaçme u falin miliarda miqve të tyre miliarderë. Qeveria merr miliarda borxhe dhe me to nuk hap vende të reja pune që njerëzit të kenë mundësi të ushqehen, por me to financon PPP-të dhe koncesionet e miqve. Në këtë mënyrë, shqiptari i thjeshtë varfërohet, ndërkohë që miliarderi mik i qeverisë pasurohet. Kjo është një qeveri skllavopronare që shfrytëzon shqiptarin e thjeshtë e të ndershëm e fuqizon pasanikët që mban rreth vetes.

Rilindja tashmë i ka të gjitha në duart e veta. E ka kamionin, timonin dhe freksionin. E ka qeverinë, ministritë dhe bashkitë. E ka edhe tepsinë, edhe kusinë. Maksimumi i asaj që mund të bënte Rilindja, ishte kjo çfarë bëri. Pasqyra e fuqisë maksimale qeverisëse të Rilindjes është realiteti që sot shikojnë të gjithë. Rilindja nuk mund të ofrojë më shumë se kaq. Oferta e saj nuk mund të jetë më e mirë sesa kaq. Përkundrazi, kur në mandatin e dytë qeverisës së tyre, shohim këtë lloj arrogance, pashpirtësie, paaftësie, imagjinoni se çfarë e pret shqiptarin e thjeshtë në një mandat të tretë të tyre. Prandaj, viti 2020 është viti i fundit që qeveris Rilindja. Koha e tyre mbaroi. Në 25 prill është momenti të ndahemi njëherë e përgjithmonë me këtë eksperiment fatal, që premtoi 300.000 vende të reja pune dhe ndërkohë emigroi mbi 500.000 shqiptarë. Më 25 prill është momenti të bëhemi të gjithë bashkë e t’i japim fund këtij makthi që i varfëroi shqiptarët

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...