'Deti'/Rama sulmon edhe Prishtinën: Greqia është në të drejtën e saj

Tuesday, 29 December 2020 11:58

 

I pyetur rreth çështjes së kufirit detar me Greqinë, kryeministri Edi Rama u shpreh sërish se qeveria nuk ka për çfarë të reagojë apo kundërshtojë sepse vendi fqinj është në të drejtën e tij të zgjerohet me 12 milje.

Po ashtu, Rama tha se presidenti, opozita dhe Prishtina po “i fryjnë këtij zjarri” në mënyrë të qëllimshme për të krijuar trazira të tjera përpara zgjedhjeve.

“Ata që i fryjnë këtij zjarri, janë të qëllimshëm. Qoftë nga Lalzi, qoftë nga presidenca, qoftë nga Prishtina. Janë të qëllimshëm. E kam të vështirë të besoj që këta fryrës të jenë kaq të mangët nga mendja e kokës. Por kjo që bëjnë për mua është e qëllimshme, për të luajtur me ndjenjat kombëtare, me ndjeshmëritë patriotike, për të shfrytëzuar rastin, që të krijohet një sebep për sherr, e për t’i ndarë punët mes tradhtarësh e patriotësh”.
"Shqipëria në vitin 1990 ka bërë të njëjtën gjë që po bën Greqia sot, e kam shpjeguar e rishpjeguar: Çdo shtet që ka dalje në det ka të drejtë të zgjerohet 12 milje përtej kufirit ekzistues aty ku është e mundur. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vitin 1990 me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor, e ka depozituar në maj ‘90 në Kombet e Bashkuara. Nuk rezulton që Greqia të ketë bërë ndonjë reagim apo deklaratë në atë kohë, se është e drejtë e çdo kombi. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Greqia, për detin Jon që është shumë më përtej pjesës tonë në Jon".

 

"Faktikisht ka qenë kërkesa jonë që në fillim që ta zgjidhim këtë punë me gjykatë dhe nuk donte pala greke, këto teoritë që ata atje janë në avantazh në Gjykatën Ndërkombëtare, janë dokrra. Sa herë teshtin apo kollitet dikush në Athinë, këtu plas rrufa e madhe për arsye komplet të tjera nga e vërteta, për arsye lufte për pushtet, kaq e thjeshtë është kjo. E kemi përsëritur 1 mijë herë se e drejta e 12 miljeve është e drejtë universale e çdo vendi që buron nga konventa, Greqia e ushtron sot për arsye të veta që s’kanë lidhje me Shqipërinë, tani o unë jam agjent turk që luftoj me Greqinë, o jam agjent grek e luftoj me Turqinë, o në fakt jam ai që jam apo që jam realisht: Kryeministri i Shqipërisë që nuk i negocioj të drejtat e shqiptarëve

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...