Denoncimi i PD: Deputeti socialist mori 13.9 milionë euro nga qeveria dhe bashkia. Disa tendera u përfituan me dokumente false

Tuesday, 29 December 2020 17:29

 Partia Demokratike denoncon favorizimet e shumta që qeveria dhe Bashkia e Tiranës i ka bërë kompanisë së nipit të deputetit socialist, Sadri Abazi.


Nëpërmjet një deklarate, zëdhënësja Ina Zhupa thekson se kompania Alko Impex ka përfituar plot 13.9 milionë euro tendera.

“Kompania e Arbër Abazit është e njohur tashmë për shkathtësinë e saj për të fituar tendera qeveritarë me dokumentacion false, e procedura të dyshimta”- shprehet ajo, duke përmendur tenderin për pastrimin e Tiranës, që kompania në fjalë ka përfituar vitin e shkuar.

Reagimi i plotë:

Kompania Alko Impex në pronësi të Abër Abazit, nipit të deputetit socialist Sadri Abazi, vijon të vjelë begatitë e tenderave nga bashkia e Tiranës dhe qeveria, konkretisht Autoriteti Rrugor Shqiptar.

4.8 milion euro kontrata ka përfituar kjo kompani nga Autoriteti Rrugor Shqiptar vetëm këtë vit.

Që kur Erion Veliaj erdhi në krye të bashkisë së Tiranës, kompania e nipit të Sadri Abazit ka marrë nga kjo bashki tendera me vlerë 9.1 milion euro, nga të cilat 6.2 milion euro kontrata si operator i vetëm dhe 2.9 milion euro në kontrata ku Alko Impex është operatori kryesor i konsorciumit.

Por favoret dhe paratë publike që Erion Veliaj i dhuron bujarisht kompanisë së Arbër Abazit nuk mbarojnë këtu. Kompania Alko Impex shfrytëzon mijëra metra katrorë në ish-Parkun e Automjeteve Kombinat, Rr. e Fabrikës së Qelqit, ku parkon të gjitha automjetet dhe mjetet teknologjike. Një biznesi i duhet të paguajë 2 deri 3 milion lekë në vit për një vend parkimi në Tiranë. Pra, kompania e nipit të Sadri Abazit shmang në këtë mënyrë pagesën e dhjetëra apo qindra miliona lekëve çdo vit.

Për çudi, parkingun e saj të paligjshëm nuk e shikon policia bashkiake e Tiranës, të cilës nuk i shpëtojnë as arkat me domate apo qeset me majdanoz që shiten për të fituar bukën e gojës. Siç e shihni, kjo kompani vjedh qytetin me aprovimin e heshtur të Bashkisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit.

Kompania e Arbër Abazit është e njohur tashmë për shkathtësinë e saj për të fituar tendera qeveritarë me dokumentacion false, e procedura të dyshimta.

Në vitin 2019, kur jurist i kompanisë Alko-Impex ishte Jonaid Myzyri, njeriu që sot drejton Komisionin e Prokurimit Publik, ky institucion i dha kompanisë së nipit të deputetit socialist kontratën e parë të pastrimit në Tiranë. Tenderi u fitua me liçencë false dhe identitet të vjedhur të stafit teknik. Kush, përveç juristit Jonaid Myzyri, mund ta ketë përgatitur dosjen e aplikimit për këtë tendër në kompaninë që edhe inxhinierët për kryerjen e punëve teknike i shpik duke vjedhur identitetin e njerëzve që s’kanë asnjë lidhje me Alko-Impex?

Alko-Impex, që ka marrë rreth 30 miliard lekë tendera publikë që nga viti 2015, që nga Puka, në Shkodër, Tiranë, Kavajë, Librazhd, Devoll e Sarandë, ka fituar këahtu një pozitë monopoli në pazarin e punëve publike.

Denoncimet e vazhdueshme në media të tenderave me dokumenta fallso, me staf teknik me identitet të vjedhur dhe me mungesë experience, çuditërisht nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kompania e nipit të Sadri Abazit.

Nëse Rama nuk do të zbatonte standarde të dyfishta në historitë e korrupsionit me punët publike, do t’ia kishte prishur kontratat kompanisë së nipit të Sadri Abazit siç prishi kontratën e DH Albania tek rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...