Meta: 25 prilli, zgjidhje për shqiptarët për të larguar oligarkinë

Tuesday, 29 December 2020 22:30

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta, foli për betejat e tij të fituara dhe të “certifikuara” nga Komisioni i Venecias, gjatë një interviste për emisionin “Tempora” në RTV Ora.

Kreu i shtetit u shpreh se ‘të gjitha këto beteja tregojnë një revansh ekstrem të qeverisë për të kapur të gjitha institucionet, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

 

“Natyrisht nuk mund të ndihem mirë sepse të gjitha ngjarje që ju evidentuat dhe vetë përfshirja kaq intensive e Komisionit të Venecias tregojnë problemet e mëdha të demokracisë në vendin tonë, të mosfunksionimit të shtetit të së drejtës, të mungesës të disa prej institucioneve më të rëndësishme që garantojnë shtetin e së drejtës sikurse është Gjykata Kushtetuese dhe jo vetëm.

Të gjitha këto tregojnë një revansh ekstrem të qeverisë për të kapur të gjitha institucionet, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, por natyrisht flasim edhe për një ballafaqim dhe ajo që më ka gëzuar gjatë këtij viti është ndërgjegjësim gjithmonë e më i lartë i qytetarëve për të qenë më aktivë në mbrojtjen e kushtetutës, në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe sigurisht vendosmëria e qytetarëve për ti rifituar ato të drejta të cilat ata sot i gëzojnë vetëm në Kushtetutë, vetëm në letër dhe jo në jetën e përditshme për shkak të këtij fenomeni, të kapjes së shtetit në përgjithësi.

Jam me shpresë të madhe se 2021 do të sjellë një progres pozitiv për vendin dhe afatgjatë. Dhe mundësinë e parë do e sjellin vetë zgjedhjet e 25 prillit“, përfundoi Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...