Dr. Allkja: Më shkarkuan si dikur 'për agjitacion e propagandë'

E mërkurë, 30 December 2020 18:24

 

Kritikat e një mjeku të Urgjencës në QSUT për menaxhimin e dobët nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria të pandemisë së koronavirusit, për mosmbështetjen e mjekëve në veçanti, i kanë kushtuar vendin e punës, Dr. Ilir Allkjës.

I vetmi zë kritik nga brenda sistemit shëndetësor, në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët me COVID, u shua sot nga qeveria duke e nxjerrë jashtë dyerve të QSUT, si të pushuar nga detyra, mjekun e mirënjohur.

Por për të sqaruar më tepër, gazetarja Dea Dervishi e SYRI TV ka marrë një prononcim nga dr. Allkja.

“Ju falenderoj për zërin që po më jepni, - tha doktori. - Realisht nuk e prisja (shkarkimin). Jam thirrur disa herë në Drejtorinë e QSUT dhe kryefjala ka qenë komunikimi im me mediat.

 

Të gjithë më kanë ndjekur, në komunikimet e mia kam folur për probleme të shëndetit publik. Kam qenë kritik me administrimin e pandemisë dhe problemeve të shëndetit në përgjithësi nga qeveria.

Dervishi: Fokusohemi tek vendimi për pushim nga puna. Mundet të më lexosh me çfarë motivacioni u bë?

Allkja: Motivacioni ishte për shkelje të etikës dhe konfidencialitetit në punë. Domethënë i bie që unë dhe citohej saktësisht, kishte të bënte me mosruajtjen e informacionit dhe komunikim me mediat.

A është e vërtetë kjo?

Allkja: Unë nuk kam shkelur asnjë lloj Kodi Etik në profesionin tim, në punën time dhe jashtë punës sime. Gjithmonë kam qenë besnik me pacientin, kam bërë më të mirën time për shëndetin e pacientëve që kam trajtuar dhe nuk kam nxjerrë kurrë sekrete që kanë të bëjnë me jetën apo shëndetin e pacientëve. Ky është betimi që kam bërë unë për profesionin ndërsa në lidhje me komunikimin me mediat kam thënë gjithmonë opinionet e mia për mënyrën e mirëadministrimit të shëndetit publik dhe të problemeve sociale politike në tërësi, pasi kam besuar se jetoj në një vend të lirë dhe demokratik ku liria e fjalës është parësore. Realisht kam besuar se të jesh qytetar në një vend të lirë do të thotë të jesh I lirë të bësh kritika karshi sistemit të kërkosh ndryshime përmirësime në sistem. Kjo është A-ja në një demokraci, është A-ja për një intelektual dhe për një profesionist.

Ndërkohë, si ju është komunikuar largimi nga puna?

Allkja: Më takoi postieri i institucionit, më dha një zarf e më kërkoi të firmosja në atë bllokun e tij. E hapa dhe prisja të merrja një paralajmërim a vërejtje, diçka të tillë, sepse besoja se më gjithë këtë zhurmë do të dilnin diku, por një vendim ku flitej për prerje direkte të marrëdhënieve të punës, për pushim direkt nga puna për shkelje flagrante të informacionit, këtë nuk e prisja realisht.

Nejse, është tipike me formulimet që bënin dikur për agjitacion dhe propagandë./ar.sh/SYRI.TV

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...