Mjekët mblidhen para Urgjencës në QSUT, protestë për shkarkimin e kolegut Ilir Allkja

E Enjte, 31 December 2020 10:21

 

Ashtu siç kishte paralajmëruar sindikata e punonjësve të shëndetësisë, mjekët kanë dalë sot në protestë për shkarkimin e kolegut të tyre, mjekut të Urgjencës Kombëtare Mjekësore Ilir Allkja.

Mjekët janë mbledhur rreth orës 10:00 para Urgjencës për të shprehur indinjatën e tyre për vendimin e QSUT për kolegun Allkja.

 

 

Sipas sindikatës, mjekët po punojnë në kushte sfilitëse vetëmohuese.
“Në një situatë kur gjithë bota është në krizë për staf mjekësor, Shqipëria, ky vend i vogël me mungesë të personelit shëndetësor ka luksin të pushoj mjek nga puna për arsye politike.

 

Kush e ndjen që mund t’i bashkohet një proteste në orën 10.00 në Sheshin përpara spitalit 1 Nënë Tereza në kundërshtim të vendimeve të tilla dhe në mbështetje të personelit shëndetësor që po punon në kushte sfilitëse vetëmohuese, është i mirëpritur”, paralajmëroi sindikata e punonjësve të shëndetësisë.

 

Allkja mori një pezullim nga puna në muajin mars por më pas për shkak të presionit mediatik u rikthye në punë. Gjithsesi ai vijoi denoncimet për kushtet dhe problematikat në sistemin shëndetësor në kushtet e pandemisë së COVID-19.
Në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, mjeku Allkja bëri denoncime të forta, lidhur me trajtimin e pacientëve dhe kushtet jo të përshtatshme, si qëndrimi në ambulancë për orë të tëra. Ai u thirr nga spitali për këtë arsye dhe një javë më pas, ditën e djeshme i është komunikuar me një letër shkarkimi nga puna për shkelje të etikës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...