Tritan Shehu/“Inati” i 1 Janarit i Rames ndaj BE, demagogji per te transformuar deshtimin ne “fitore”.

Premte, 01 Janar 2021 14:13

 

Kryeministri sot mbasi anatemoi Europen, njofton per ardhjen me “pikatore” te disa dozash vaksinash per 5000 qytetare ne “javen e trete te janarit”, qe nuk mjaftojne as per 1/4 e personelit shendetesor, pa llogaritur grupet e tjera te “rrezikut”, megjithate te shpresojme dhe per aq!
Kjo ne nje kohe kur Janari do te jete per te gjithe Europen e shumicen e Botes periudhe e vaksinimit masiv te popullesise.
Njofton qe do te mbylle me Pfizer per 500 mije doza, pra per 250 mije qytetare ne muajt e ardhshem, te shpresojme, por eshte perseri shume pak e shume vone.
Per te kuptuar, sipas protokolleve europiane etj, Shqiperia ka nevoje per te vaksinuar reth 2,3 M qytetare, qe megjithe firon, mundesine e nje rifreskimi te trete per disa, kerkon reth 5,5 M doza.
Sidoqofte me vjen mire qe kjo Qeveri me ne fund e pranoi ate qe ne kembengulim prej Shtatorit, qe ishte nje gabim fatal ngurtesimi vetem te COVAX e mos kontraktimi nderkaq direkt me kompanite prodhuese ose nepermjet vendeve kryesore te BE.
Sot ai ben sikur e ka harruar COVAX!
Tashme te gjithe e kuptojne se deklaratat e Rames per pa mundesi kontraktimi direkte me kompanite ishin nje mashtrim me pasoja humbje jete, shendeti e shkaterrim ekonomik per vendin.
Nqs Shqiperia do kishte vepruar ne kohe, ne baze te rregullave te kontraktimit, sot ne vendin tone do te kishte filluar vaksinimi i grupeve te “rrezikut”, ne Janar do te fillonte vaksinimi masiv, pa pasur nevoje per “trasten” bosh ose me shprese shume pak te mbushur te “lypsarit”.
Pra Kryeministri i yne as nuk duhet te anatemoje BE, gje qe vjen dhe nga orientimi i tij vizionar, as te marre rolin e shpetimtarit kur deklaron qe po “realizon” nje pjese te vogel e te vonuar te detyrimve te tij, as te kerkoje te marre rolin e « Plakut te Vitit te Ri » me « thesin bosh », por te pranoje qartesisht deshtimin e deri tanishem e te kerkoje ndihmen e te gjithe faktoreve per te mbushur sado pak boshllekun e krijuar nga ai vete.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...