Vaksina, jo si lypsarë me trastë, po si shtet serioz me ide të qarta!

Saturday, 02 Janar 2021 15:26

 

Rama duhet të lërë teatralitetin, perspektiva e vaksinimit është e errët.

Nga Tritan Shehu.

Kryeministri, që na ka katandisur në “delen e zezë” edhe për vaksinimin Covid, vazhdon me spekulime duke përmendur së fundmi Pfizer, por me sasi shumë herë nën nevojat tona e pa qenë as koshient i infrastrukturës që kërkon ajo për t’u shpërndarë në sasitë e duhura në të gjithë vendin.

Ndërkaq gjendja epidemiologjike e mjekësore është jashtë kontrollit, gjë që imponon urgjencën e vaksinimit masiv të popullsisë, siç po ndodh tashmë në të gjithë Europën.

Çdo ditë që kalon kështu për ne paguhet me jetë, shëndet e ekonomi!

Në këto kushte duhen ndërmarrë të gjitha përpjekjet, edhe pse me shumë vonesë, jo si lypsarë me trastë, por si shtet serioz me ide të qarta, fonde konkrete për vaksinën si dhe me përgatitje profesionale për infrastrukturën përkatëse.

Aktualisht unë do të këshilloja të përfitonim edhe nga një “hapësirë” probabilisht e shfrytëzueshme:

Agjensia britanike, një nga më profesionalet në botë, tashmë e ka çertifikuar vaksinën e Oxford/AstraZeneca e aty fillon përdorimi masiv i saj më 4 janar. Ndërsa ajo europiane EMA, që me 6 janar miraton Moderna-n, akoma nuk ka caktuar një datë për atë vaksinë, duke ngadalësuar kështu hyrjen e saj në BE.

Theksoj se vaksina Oxford do të ishte e favorshme për ne edhe për çmimin e lirë, për konservimin në kushte të zakonshme frigoriferike, etj.

Në këto kushte, Shqipëria duhet të lëvizë me shpejtësi e seriozitet me AstraZaneca për të mundësuar mbylljen e shpejtë të një kontrate për disa miliona doza, që neve na duhen.

Kështu Kryeministri në ikje, që nën presionin tonë më në fund “e paska kuptuar” domosdoshmërinë e mundësinë e kontraktimit direkt me prodhuesit, mosrealizimi i së cilës na ka renditur të fundmit në Europë, së paku tashti të impenjohet jo përsëri në 3D, si e vetmja mundësi që i ka ngelur për të zbutur sadopak pasojat e rënda të keqmenaxhimit të tij të deritanishëm

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...