Pas 32 vitesh Engel lë Kongresin/ “Miku i shqiptarëve”: Kosova ka një vend të veçantë në zemrën time. Ja çfarë thotë për ndërhyrjen e Clinton-it në 1999-ën

Saturday, 02 Janar 2021 20:39

 


I njohur si “miku i shqiptarëve” kongresmeni amerikan Eliot Engel do të largohet nesër nga Kongresi pas 32 vitesh. Ai ka postuar në “Facebook” fjalimin e mbajtur pak ditë më parë, ku nuk harron të përmendë Kosovën, që thotë se zë një vend të veçantë në zemrën e tij.

engl
“Pas 32 vjetëve të mrekullueshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nderi i një jetë t’u shërbej njerëzve të Bronx dhe Westchester dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësoj juve në Washington për 16 mandate. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj dhe më dhatë mundësinë të jem zëri juaj”, tha ai.

Duke u ndalur te ndërhyrja e administratës Clinton në vitin 1999, Engel thotë se u bë i mundur ndalja e gjenocidit në Kosovë. Ai thotë se gjithmonë ka përkrahur idenë e sovranitetit të Kosovës, një vend që ka siguruar njohje të rëndësishme duke bërë hapa përpara.

“Ka disa fusha ku më pëlqen të mendoj se kam bërë diferencën. Gjithnjë kam pasur një vend të veçantë në zemër për Ballkanin, e në veçanti Kosovën. Në vitin 1999, unë mbështeta fuqimisht ndërhyrjen e Administratës së Clintonit në Ballkan. Ne e dimë kjo gjë ndaloi një gjenocid. Që atëherë, unë kam qenë një përkrahës për sovranitetin dhe pavarësisë së Kosovës. Ai vend ka bërë hapa të jashtëzakonshëm dhe njihet nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Japonia dhe shumë kombe të tjera të rëndësishme”, shprehet Engel.

Një rrugë dhe një autostradë në Kosovë kanë marrë emrin e tij, ndërsa me fotografinë e ish-kongresmenit është lëshuar edhe një pullë postare. Pavarësisht humbjes së beftë në zgjedhjet e verës ai është shprehur se nuk ka ndërmend të dalë në pension, ndonëse është 73 vjeç.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...