Buzhala i kërkon falje Vjosa Osmanit dhe merr masa në redaksi

Diel, 03 Janar 2021 12:52

 

Vizita tre ditore e Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani në Shqipëri, bëri bujë të madhe. Një shkrim i botuar në median “Expres” të Kosovës për shpenzimet e Osmanit, u shfrytëzua me shpejtësi edhe nga mediat pranë kryeministrit Edi Rama në Shqipëri, për të vazhduar denigrimin e saj.

Sipas shkrimit, Vjosa Osmani personalisht ka shpenzuar 1 mijë euro vetëm për ushqimin e saj, por menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe përgënjeshtrimi me fakte.

 

Vetë Osmani nëpërmjet një statusi në facebook, demontoi këtë lajm të rremë, duke theksuar se shpenzimet në këtë shumë kanë qenë për të gjithë delegacionin me 8 zyrtarë të cilët qëndruan 3 ditë në Shqipëri.

Botuesi dhe drejtuesi i gazetës “Express” në Kosovë, Berat Buzhala, i ka kërkuar ndjesë Presidentes dhe ka njoftuar se janë marrë masa për redaktorët përgjegjës që kanë lejuar këtë “fake news”.

“Gazeta Express dhe unë personalisht i kërkojmë falje Vjosa Osmanit për këtë gabim. Në mediumin të cilin unë e drejtoj, nuk është standard që qëndrimet e mia editoriale, ose të medias, me e e ndiku raportimin korrekt dhe të bazuar në fakte. Ky shkrim për Vjosën është nën minimumin e standardeve tona. Gazetarët dhe redaktorët përgjegjës do të duhej më e pasë të qartë këtë gjë.

Për shkak të këtij lëshimi dhe për shkak të një lëshimi të javës së kaluar, të shtunën, lidhur me Lëvizjen Vetëvedosja, ne kemi marrë masa ndaj përgjegjëseve në kompaninë tonë, që do të duhej punën e tyre të bënin më mirë. Po e përsëris, qëndrimet editoriale asnjëherë nuk duhet të përzihen me raportimin ditor.

Edhe njëherë i kërkojmë falje sinqerisht Vjosa Osmanit”, shkruhet në reagimin e tij në facebook

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...