Tavo ka disa pyetje për qeverinë: Me çfarë kushtesh është arritur blerja e vaksinave?

Diel, 03 Janar 2021 14:22

 

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo analizon situatën në të cilën ndodhet vendi, edhe pas deklaratës më 1 janar të kryeministrit Edi Rama, se ka blerë 500 mijë vaksina anti-covid. Sipas tij disa çështjeve që janë pa përgjigje, dhe se vendit i nevojiten me miliona vaksina pasi vaksinat e Pfizer kërkojnë vaksinim të dytë. ”Vaksinat kërkojnë kushte shumë të rrepta transporti dhe përdorimi. A janë marrë të gjitha masat? Ky është një moment tejet i rëndësishëm për shëndetin publik. Një proces që nuk ka kurrësesi vend për propagandën e zakonshme të kësaj qeverie por kërkohet profesionalizëm maksimal”,-shkruan Tavo në facebook.

Postimi i plotë

 

Vaksinat anti-covid, qeveria të bëjë publike kontratën, burimin, kushtet dhe strategjinë e zbatimit. Qeveria deklaroi se 10,750 dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Shqipëri brenda janarit si pjesë e blerjes së 500 mijë dozave nga kompania Pfizer.

Së pari, Shqipërisë i nevojiten me miliona vaksina pasi vaksinat e Pfizer kërkojnë vaksinim të dytë. Që do të thotë dyfish numër vaksinash për të gjithë popullatën.

Për më tepër, duke qenë se kjo qeveri është më e pabesueshmja në kontinent, ajo nuk ka bërë të ditur se me çfarë kushtesh është arritur blerja e vaksinave, ndaj duhet të bëjë publike kontratën, burimin dhe kushtet. Të bëjë publike edhe strategjinë e vaksinimit pasi është një proces i gjatë dhe i vështirë.

Cili është afati i vaksinave?
Cilat kategori do vaksinohen të parat?
Cila është strategjia e organizimit?
A është trajnuar stafi i posaçëm?

Vaksinat kërkojnë kushte shumë të rrepta transporti dhe përdorimi. A janë marrë të gjitha masat? Ky është një moment tejet i rëndësishëm për shëndetin publik. Një proces që nuk ka kurrësesi vend për propagandën e zakonshme të kësaj qeverie por kërkohet profesionalizëm maksimal. Ndryshe nga aferat e errëta të 7 viteve, në këtë çështje që ka të bëjë me jetën e njerëzve, duhet të bëjë publike marrëveshjen për vaksinat dhe strategjinë e zbatimit. Aq e pabesueshme është kjo qeveri sa që çdo fjalë e saj është vetëm mashtrim. Dhe me jetën e njerëzve të thjeshtë nuk mund të luhet apo mashtrohet

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...