Basha iu premton gjimnazistëve: Prioriteti nr. 1 i qeverisë së ardhshme do të jetë punësimi i rinisë!

Hënë, 04 Janar 2021 12:49

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit të takimeve me të rinjtë, bashkëbisedoi me një grup gjimnazistësh, me të cilët diskutoi problematikat e arsimit parauniversitar.

Mes të tjerash, gjimnazistët i shtruan si problem kreut të opozitës edhe nivelin e shkollave profesionale. Sipas tyre arsimi profesional ka dështuar të tërheqë nxënësit. Për këtë kryetari i PD tha se rruga e vetme për të bërë tërheqës arsimin profesional është investimi.

 

Arba Zekthi: Shkollat profesionale kanë dështuar vitet e fundit dhe e shikojmë që nuk përbëjnë tërheqje për nxënësit për arsye se ka nivel shumë të dobët të mësimdhënies dhe nuk kanë kushtet e duhura. Doja të pyesja se si juve synoni që këtyre nxënësve me këto pasione ose me këto dëshira t’u garantohen ato që duhen, mjetet e duhura, kushtet e duhura dhe një mësimdhënie në nivel? Jo në nivelin minimal siç është sot, në mënyrë që ata të kenë një perspektivë në lidhje me këtë lloj profesioni.

Lulzim Basha: Mënyra e vetme për ta garantuar është që shteti të investojë në arsimimin profesional. Por në planin tonë, një vend të veçantë për rritjen e ekonomisë kanë investimet e huaja. Prioriteti numër 1 i qeverisë së ardhshme do të jetë punësimi e në veçanti, punësimi i rinisë. Kur thua prioriteti i qeverisë, kini parasysh financimin. Prioritet nuk do të thotë të marrësh tribunën e të flasësh me orë të tëra, apo të gdhihesh e të ngrysesh në Instagram. Prioritet do të thotë të dedikosh fonde, t’ju tregosh investitorëve që je serioz, do të thotë të dedikosh fonde për uljen e taksave dhe për financimin e arsimit profesional dhe kjo do të jetë një nga fushat ku ne nuk do të rreshtim asnjë përpjekje dhe padiskutim përfitimin e kësaj do ta ndjejnë të gjithë, në veçanti do t’i ndjejë rinia

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...