Mirënjohje të pakufishme për një mik të rrallë!

Hënë, 04 Janar 2021 15:50

 

Nga Sali Berisha - 04/01/2021

Kongresmeni Eliot Engel, kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Kongresit të SHBA dhe njeri nga avokatët më të fuqishëm të interesit të drejtë kombëtar të shqiptarëve të të gjitha kohërave, largohet pas 30 vjetësh nga Kongresi i SHBA.

Kongresmeni Engel kryesoi për shumë vite, grupin për shqiptarët në Kongresin e SHBA dhe ishte padyshim njeri prej zërave më të fuqishëm në historinë e atij Kongresi për shqiptarët në Kosovë, lirinë dhe të drejtat e tyre, mbështetës i fuqishëm i ndërhyrjes së NATO për çlirimin e Kosovës, pavarësinë e saj, dënimin e barbarive serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Nga vitet ‘90 gjer sot, kongresmeni Eliot Engel mbështeti fuqishëm zhvillimet demokratike në Shqipëri, bashkëpunimin miqësor midis SHBA dhe Shqipërisë. Kjo mbështetje nuk u lëkund as nga qendrimet zuzare të Edvin Kristaq Zografit që mbi baza korruptive zgjodhi të votojë në OKB, rezoluten jemenite në kundërshtim flagrant me miqësinë që lidh Shqipërinë me SHBA dhe interesin tonë kombëtar.

Ky mik i rrallë i kombit shqiptar i vizitoi shumë herë të dy vendet tona, Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai është kongresmeni që unë kam takuar më shpesh në Kongresin e SHBA, në Shqipëri apo veprimtari ndërkombëtare - njohuritë, interesi dhe ndjenjat e tij miqësore si dhe mbështetja tejet e çmuar për Kosovën, Shqipërinë dhe kombin shqiptar, do të kenë mirënjohjen e pakufishme, timen dhe të çdo shqiptari.

Zoti e bekoftë mikun tonë të dashur, kongresmenin Eliot Engel, familjen dhe vendin e tij!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...