Tritan Shehu/Qellimet e mbrapshta te Rames&CO me anatemimet ndaj BE dhe Italise!

Hënë, 04 Janar 2021 17:51

Qellimet e mbrapshta te Rames&CO me anatemimet ndaj BE dhe Italise!
Prej disa ditesh, Rama dhe makina e tij propagandistike po sulmojne ne menyren me te eger BE dhe Italine, vetem per faktin se Qeveria jone ka deshtuar per te siguruar ne kohe dhe sasi te nevojshme Vaksinen Covid, sic ka deshtuar ne te gjithe menaxhimin e pandemise.
Ne vend qe ne keto dite “festash” ky Kryeminister te shprehte falenderimet e tij ndaj partnereve tane, edhe duke i kerkuar mbeshtetje per te ardhmen, i akuzon si Hoxha dikur “imperialistet” per deshtimet e tij.
Se pari nuk eshte aspak e vertete se BE ka diskriminuar Shqiperine, kjo nuk eshte as ne moralin e veprimet e BE; perkundrazi BE ka distancuar edhe 70 ME per disa vende partnere, perfshi dhe Shqiperine, sepse nuk ka permbushur detyrimet e saj per Vaksinen.
Nga kjo shifer vendit tone do t’i takoje nje pjese e pa mjaftueshme, gje qe ka kerkuar e kerkon qe Kryeministri te realizoje disa nga detyrimet e tij.
Se dyti, te neveritshme jane sulmet qe po i behen Italise nga propaganda Rama. Italia eshte nje partner strategjik e thelbesor, qe na eshte gjendur prane ne te gjitha proceset tona demokratike, integruese, sociale, ekonomike etj.
Italia ne muajt e kaluar dergoi ketu nje ekip specialistesh, qe ne pak dite e kuptuan keq menaxhimin Covid, gje per te cilen vune ne dijeni institucionet tona, duke nenkuptuar edhe vullnetin i atij vendi mik per te na asistuar ne te gjitha nivelet, qe nga ato te vendim marrjes e deri operative.
Pergjigja e Qeverise sone ishte heshtje duke filluar nga Kryeministri, qe nuk denjoi as te takoje ate mision, vecse sepse ata nuk dinin t’i “thurnin” lavde dhe do te benin transparence.
Nqs kjo qeveri do te kishte realizuar ne kohe detyrat e saj, apo do te kishte kerkuar seriozisht ate mbeshtetje, sot nuk kishte pse te bente “lypsarin” e shume gjera, perfshi dhe vaksinat do te kishin nje rjedhe me pozitive.
Por kjo nuk mund te ndodhte, ky Kryeminister ne ikje ne panik nga transparenca e deshtimeve, eshte ne orientimin e tij per diku tjeter, larg BE e Perendimit.
Te turpeshme dhe cinike deri ne ekstrem jane keto sulme te pa principta ndaj BE e Italise, ne vend te mirenjohjes sone te pa kufi ndaj tyre!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...