Pas detit, Rama shet te grekët edhe fshatrat me shumicë shqiptare

Hënë, 04 Janar 2021 19:30

 

Greqia i cilëson si minoritete greke, disa fshatra në Shqipëri, me shumicë shqiptare. Qeveria greke publikoi të dhënat, të cilat duket se hedhin dritë, mbi marrëveshjet e pazbardhura, mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit grek, Aleksis Cipras.

Greqia ka publikuar listën e fshatrave minoritare greke, duke përfshirë në këtë listë, fshatra të cilat janë me shumicë shqiptare.

Listat e publikuar nga qeveria greke, duket se zbardh kështu një pjesë të marrëveshjeve, që janë bërë në vitin 2015, mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit grek të asaj kohe, Aleks Cipras dhe që deri tani nuk janë zbardhur dhe nuk është bërë transparencë për to.

 

Në Bashkinë e Përmetit del zonë minoritare komuna Çarshovë, e cila është e banuar nga shqiptarët e besimit të krishterë ortodoksë.

 

Po kështu komuna Biovizhdë po në Përmet.

Në Bashkinë e Sarandës, Greqia i njeh si minoritarë banorët e fshatit Metoq, i cili shumicën dërrmuese e ka shqiptarë, kurse prania e pakicës greke është shumë e vogël.

Në Bashkinë e Vlorës dalin minoritarë banorët e fshatrave Nartë dhe Zvërnec, të cilat banohen vetëm nga shqiptarë të besimit të krishterë ortodoksë.

Në Bashkinë e Konispolit figuron minoritet fshati Tzare me banorë shqiptarë të krishterë ortodoksë dhe çamë.

Po e njëjta gjë me fshatin Çiflig të kësaj bashkie me shumicë shqiptarë të krishterë ortodoksë edhe çamë.

Në bashkinë e Gjirokastrës dhe komunën Odrie kemi minoritet fshatin Andon Poçi me shumicë banorësh vllehë, të cilët janë vetëdeklaruar se nuk janë grekë.

Sërish në bashkinë e Konispolit cilësohet si minoritet grek fshati Shkallë, ku shumica e banorëve janë vllehë.

Këto katunde të shpallura minoritare greke me firmën e kryeministrit Edi Rama janë botuar në faqen zyrtare të qeverise greke

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...