Rama dorëzon detyrën te Xhaçka/ Ish-ministri: Dështoi dhe u largua

Tuesday, 05 Janar 2021 10:06

 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për media, së bashku me ministren e re të Jashtme Olta Xhaçka dhe ministrin e dorëhequr, Gent Cakaj.

Xhaçka, në fjalën e saj si ministre, tha se Ministria e Jashtme duhet të shkëlqejë, pasi është pasqyrë e shtetit shqiptar në sytë e botës.

 

LEXO EDHE:
Sarrazin: Perspektiva e zgjerimit të BE-së duhet të bëhet më e besueshme!

Në prezantimin e Olta Xhaçkës në postin e ministres së Jashtme, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e paraardhësit të saj, Gent Cakaj, dhe tha se pavarësisht se ai u godit në mënyrë absurde dhe të paragjykuar, ia doli të që ta mbajë me sukses barrën.

 

Kurse Gent Cakaj, në konferencë për mediat me kryeministrin Rama dhe ministren e re Olta Xhaçka, deklaroi se gjatë dy viteve në krye të Ministrisë së Jashtme, pandemia e tërmeti cenuan punën e diplomacisë, por shtoi se është bërë gjithçka për të unifikuar faktorin shqiptar në rajon.

 

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami e ka ironizuar të gjithë këtë situatë me një postim në rrjetet sociale.

“Rama dështoi si Ministër i Jashtëm... dhe u largua.

Vendin e tij e zuri Olta Xhaçka që dështoi si Ministre e Mbrojtjes.

Vendin e Olta Xhaçkës e zuri Niko Peleshi, i larguar nga Rama si dështak te Ministria e Bujqesise...

KAOS për të maskuar ANARKINE dhe TRADHETITE Rama.

Gëzuar vitin e ri në 25 prill 2021!” shkruan ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...