Zgjerohet hendeku me BE/Nervozizëm në Tiranë për mesazhet e presidencës portugeze

Tuesday, 05 Janar 2021 11:25

 

Me dështimin që pësoi në dhjetor të vitit 2020 për hapjen e negociatave, qeveria e Edi Ramës numëroi për të shtatën herë një JO nga Bashkimi Europian. Kur pati presidencën e BE-së, Gjermania dha sinjale se ekzistonte i gjithë vullneti i mirë për hapjen e negociatave, por vendi ynë nuk ia doli të kishte në kohën e duhur një Gjykatë Kushtetuese funksionale, ndërsa Maqedonia e Veriut u bllokua nga Bullgaria. Shpresat janë për samitin e radhës, por duket se vendi që merr presidencën e radhës, Portugalia nuk e ka në planet e saj zgjerimin e BE apo vëmëndjen në Ballkanin Perëndimor.

Sapo mori Presidencën, në 1 Janar, Portugalia shpalli 3 prioritetet e saj, që orientohen drejt politikave më sociale të Bashkimit Europian përgjatë rikuperimit të pandemisë. Ajo që bie në sy është se, tema e “zgjerimit të BE” nuk ekziston askund. Kur prezantoi prioritetet e BE në 6 muajt e ardhshëm, Ministri i Jashtëm i Portugalisë, foli për “forcimin e marrëdhënieve me administratën e re në SHBA, me Amerikën Latine, me Afrikën apo me zonën Indo-Paqësore, më konkretisht përmes një Samiti BE-Indi dhe me miqtë tanë në Lindje, që do të takohen në një Samit të Bashkëpunimit Lindor”

 

Madje Portugalia ka planifikuar një takim të liderëve europianë me kryeministrin e Indisë, për të forcuar dialogun politik dhe ekonomik dhe nuk parasheh asgjë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pikërisht për këtë arsye, nga Shqipëria ka ardhur një deklaratë me tone nervoze nga kryenegociatori i Shqipërisë, Zef Mazi. Pasi ka lexuar qëndrimet e Portugalisë, Mazi ngre disa pikëpyetje të forta. Për Javanews, ai u shpreh: “Për presidencën portugeze kanë më shumë rëndësi fqinjët në Afrikë dhe Amerikën Latine sesa përfshirja në BE, domethënë zgjerimi i BE. Nuk kam degjuar deri tani që ka ndryshuar strategjia e BE për zgjerimin! Nuk e besoj se ka ndryshuar! Presidenca portugeze mund të thotë më shumë për ketë”.

Lexo edhe: Rama: Më në fund u hapën negociatat se u bënë bajat…

Mazi thotë se listimi i prioriteteve ku nuk është përfshirë zgjerimi i BE, nuk është një qëndrim inteligjent. “BE, Këshilli, Komisioni Evropian dhe shtete anëtare, do duhet të prononcohen qartë nëse ka ndryshuar ose jo strategjia e zgjerimit të BE që është vendosur nga Këshilli zyrtarisht sa e sa vite më parë në mbledhje të nivelit të lartë!”

Fshirja e zgjerimit të BE nga prioritetet, është kritikuar që në datën 1 janar nga Ministri gjerman për Europën, Mikael Roth. Ai u shpreh se nëse Bashkimi Europian lë vakume në vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë forca të tjera, që nuk ndajnë vlerat demokratike të BE-së, mund të afrohen.

“Kemi nevojë urgjente për sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në pikëpyetje nuk është asgjë më pak se besueshmëria jonë” u shpreh Roth, që theksoi se hezitimi i BE-së mund të interpretohet si dobësi, nga vende që nuk ndajnë të njëjtat vlera demokratike si Kina, Rusia e Turqia.

 

Lënia jashtë vëmëndjes e Ballkanit Perëndimor nga Bashkimi Europian u reflektua edhe në furnizimin me vaksina. Ndërsa në BE nisi shpërndarja e dozave të para në 27 dhjetor, nuk pati asnjë rezervë për vendet e Ballkanit, moment që u vu në dukje nga kryeministri Rama që në ditën e parë të vitit. Ai e quajti “një vendimmarrje absurde, e papranueshme moralisht, e pakuptueshme politikisht dhe e pajustifikueshme logjikisht” nga ana e BE. “Si evropian jam ndjerë i turpëruar” u shpreh Rama që në ditën e parë të vitit 2021.©Lapsi.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...