Projekti i rrugës Vlorë-Orikum/Presidenca:Asnjëherë nuk është vonë, Denaj e Rama të përmbushin detyrimet, mos krijojnë vonesa për investimet

E mërkurë, 06 Janar 2021 17:49

 

Drejtori i Kabinetit të Presidencës, Edmond Panariti në një konferencë për shtyp i ka bërë thirrje Anila Denajt dhe Edi Ramës që të reflektojnë dhe të përmbushin detyrimet për projektin e rrugës Vlorë-Orikum që Presidenti të japë autorizimin.

Sipas Panaritit, Denaj nxitohet kur përmend precedentët e Metës teksa thekson se Presidenti nuk gabon pasi marrëveshja e parë e huasë me Fondit Saudit të Zhvillimit është zgjidhur me kërkesë të qeverisë me ligj të posaçëm.

 

Panariti thekson se Denaj kishte 3 muaj kohë të reflektonte pasi Meta e ka vënë në dijeni për shkeljet, por ajo ka vijuar me shkeljet e ligjeve dhe Kushtetutës

”Minsitrja e Financave u shpreh se për marrëveshjen me Fondit Saudit të Zhvillimit nuk bëhet për detyrim të ri financiar. Sipas saj për një rialokim parash nga një marrëveshje e mëparshme. Pyetja që shtrohet është, pse kërkoeht të rinënshkruhet një marrëveshje e mëparshme, nëse bëhet fjalë për një rialokim fondesh. Si mund të cilësohet e njëjta marrëveshje, kur marrëveshja ëshë zgjidhur me kërkesë të qeverisë me ligj të posaçëm.

Ministrja e di që marrëveshja e zgjidhur me ligj nuk ka fuqi juridike. Ligji kërkon në mënyrë eksplicite, që të negocioni, sigloni dhe miratoni. Vetëm më pas mund të nënshkruhet marrëveshja e re.

Ministrja pretendon se kjo nuk përbën detyrim. Pyetja është, në cilin nen të Kushtetutës ligji për marrëveshje ndërkombëtare dhe huamarrje e mbështesni këtë qëndrim.

Ndërkohë që kryeministri dhe drejtori i FSHZH thonë që janë negociuar. Nuk na rezulton në shkresat eministres. Nëse ministrja e Financave nuk kupton ku qëndron antikushtetutshmëria, Presidenti me shkresat që i ka dërguar i ka rikujtuar përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e ligjore që në shtator.

 

Ministrja kishte 3 muaj kohë të reflektonte, por zgjodhi të vijojë me shkeljet. Asnjëherë nuk është vonë. I bëjmë thirrje minsitres të përmbushë detyrimet, dhe mos krijojë më asnjë vonesë për investimet në Vlorë. Të paraqesë dokumentin tek Presidenti, dhe nëse dokumentacioni është i rregullt brenda ditës do shqyrtojë kërkesën.

 

I kujtojmë ministres që Presidenti s’mund të bëhet palë në shkelje. Ndreqni të metat e procesit, para se të përmendni precedentët. Nuk e keni lexuar autorizimin e Presidentit, për lëshimin e plotfuqisë për nënshkrimin e marrëveshjes së huasë mes qeverisë edhe BE për ndihmën makrofinanciare. Nëse do kishit lexuar, nuk do e përmendnit në prononcim. Presidenti shprehimisht thotë në autorizim, lëshimi i plotfuqisë të lëshohet njëkohësisht me mangësitë e konstatuara. Pra znj.ministre, para nënshkrimit kishit shumë detyra, por as i keni lexuar. Presidenti në momentin e lëshimit të autorizimit, por edhe kontekstit të ndihmës për situatën e krijuar prej pandemisë, i ka kërkuar kryeministrit që të marrë të gjitha masat për ndreqjen e të metave proceduriale, të marrë masat për personat përgjegjës dhe të shmangë këto.

Ministrja i referohet kinse për ta kapur Presidentin në faj. Përpara se të nxitojë duhet të njoftohet se është nënshkruar një hua mes qeverisë dhe Kuvajtit, dhe Presidenti ka autorizuar lëshimin e plotfuqisë, që e theksoj se ësthë marrëveshje shtesë për marrëveshjen e ratifikuar.

I kujtoj znj.ministre se marrëveshja e huasë së parë do vijojë të jetë e vlefshme, dispozitat e huasë së parë rregullojnë huanë shtesë. Presidenti nuk gabon, se e lexon drejt dhe saktë ligjin e Kushtetutën. Edhe për shembullin e dytë, Presidenti ka autorizuar një marrëveshje shtesë, që as ësthë zgjidhur as ka ndryshuar termat e negociuar. Znj.ministre ju kujtojmë se në nenin 16 të Kushtetutës marrëveshjet ndërkombëtare konsiderohen si akte të legjislacionit të brendshëm, për nga hierarkia vijnë pas Kushtetutës. Presidenti veproi drejt, pasi synohej lidhja e fshatrave të Vlorës me bregdetin. Për të bërë të mundur lidhjen e Tepelenës me zonat e bregut. I bëjmë thirrje Denajt dhe Ramës të përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore pa zvarritur proceset. Të veprojnë sa më parë për të përmbushur kërkesat e ligjit, pa cënuar kredibilitetin. Ju faleminderit.”- tha Panariti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...