Festa e Ujit të Bekuar, Meta zbulon dhuratën nga priftërinjtë e Mitropolisë së Beratit: Mirënjohje klerikëve patriotë shqiptarë

E mërkurë, 06 Janar 2021 20:52

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e Festës së Ujit të Bekuar në Berat ka marrë një dhuratë nga priftërinjtë e Mitropolisë.

Meta thekson se priftërinjtë me rastin e 30-vjetorit të rihapjes së kishave në Berat i dhuruan disa fotografi nga mesha e zhvilluar në 6 janar 1991 nga At Vangjel Xoxe.

 

Po ashtu Meta i shpreh mirënjohje klerikëve patriotë shqiptarë që kanë ndriçuar arsyen veçanërisht për t’u ndarë nga ‘paudhësia’ dhe për të ndjekur zotin, rrugën e drejtë dhe të vërtetën.

 

 

STATUSI NGA ILIR META

Kremtimi i Ujit të Bekuar në Berat është gjithnjë i veçantë. Të tillë e bëjnë besimtarët e mrekullueshëm të këtij qyteti, lumi Osum dhe fakti se në çdo 6 janar përkujtohet zhvillimi i ceremonisë së parë fetare për këtë festë, në Kishën e Shën Spiridhonit, pas dekadash të mohimit të Zotit nga regjimi diktatorial.

Falënderoj me mirënjohje priftërinjtë e Mitropolisë së Beratit, të cilët me rastin e 30-vjetorit të rihapjes së kishave në këtë qytet, më dhuruan sot disa fotografi nga mesha e zhvilluar në 6 janar 1991 nga At Vangjel Xoxe.

Mirënjohje për klerikët patriotë shqiptarë, të cilët përgjatë gjithë historisë kanë dhënë, me shumë sakrifica, një kontribut të vyer në drejtim të çështjes shqiptare, lirisë, demokracisë dhe forcimit të shtetit shqiptar, duke na ndriçuar arsyen me mesazhe të mençura, veçanërisht për t’u ndarë nga “paudhësia” dhe për të ndjekur, me besim në Zot, rrugën e drejtë dhe të vërtetë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...