Pandemia,Kryemadhi:Ekonomia në krizë, ndihmat e qeverisë inekzistente

Saturday, 09 Janar 2021 09:16

 

*Kryemadhi me banorët e Njësisë 3 (1)*

Ne patëm dje takime dhe një nga gjërat që po diskutonim me ta, janë problematikat, duke qenë se më shumë në jetën e përditshme jemi me të rinj dhe të reja, kemi pasur si problem mungesën e hapësirave të punësimit. Te Njësia 8 ishim me profesor Petrit Baren, i cili po thoshte që gjithë infermierët kanë ikur dhe nuk gjejmë dot një infermiere të kualifikuar, nuk gjejmë dot një student të mjekësisë ku janë e ku s’janë që të jenë pjesë e stafit mjekësor. Nga ana tjetër është dhe kjo çështja tjetër që thatë ju e ilaçeve e të tjera. Por një nga problemet që e ndjekim çdo ditë ne, që është pjesë e jetës së përditshme është që hapësirat janë të pamundura. Edhe kur vjen puna që kur një njeri sëmuret, e ka të pamundur financiarisht për t’u përballur me sëmundjen. Pra nuk është më një shëndetësi falas, por është një shëndetësi shumë e shtrenjtë. Ndërkohë që mundësitë për t’u punësuar janë shumë të vogla, për të mos thënë që janë kthyer në minus, për shkak sepse bizneset për shkak të pandemisë dhe shumë gjërave të tjera janë mbyllur dhe hapësirat janë shumë të vogla. Ndërkohë nga ana tjetër edhe pse pandemia, edhe pse lockdowni që bëri qeveria pa asnjë lloj kriteri, efekti i ndihmës shtetërore dhe paketat ndihmëse ekonomike kanë qenë inekzistente, pra që njerëzit nuk e kanë ndjerë atë.  Kështu që në çdo qelizë të familjes shqiptare ka jo vetëm dëm ekonomik, por edhe depresion social.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...