Elona Guri: Bashkë për të bërë ndryshimin. Rrugën tonë nuk mund ta ndalin të “fortët” dhe të shiturit

Saturday, 09 Janar 2021 12:51

 

Anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Elona Guri, ka publikuar një foto nga Berati së bashku me drejtuesin politik të këtij qarku, Ardit Çelën, doktor Blenard Nonaj dhe Silva Cakën.

Krahas fotos, Elona Guri thotë se “Ne jemi bashkë për të bërë ndryshimin dhe rrugën tonë s’mund ta ndalin as “të fortët dhe as të shiturit”.

 

Postimi i plotë i Elona Gurit në Facebook:

Në Berat së bashku me Ardit Çelën, drejtuesin politik të LSI për Qarkun e Beratit, doktor Blenard Nonaj dhe Silva Cakën.
Jam mes njê ekipi profesionistësh të rritur në LRI së bashku. Në LSI për të vijuar rrugën tonë për ndryshimin e Shqipërisë, për të bërë realitet aspiratën e çdo të riu, integrimin e Shqipërisë në BE.
Jemi bashkë për të bërë të mundur fitoren e madhe të 25 prillit.
Fitoren e Rinisë mbi llumin politik të nënshtrimit, fitoren e idealit të një Shqipërie që është shtëpi për çdo shqiptar mbi pazaret e pista ku çdo njeri është kthyer në “mall”, i cili e ka datën e skadencës në 25 prill.
Jam e lumtur të jem me Arditin dhe Blenardin dy ish studente të shkëlqyer, profesionistë të aftë dhe menaxherë që kanë dhënë kontributin e tyre duke ndryshuar rrënjësisht institucionet ku kanë drejtuar.
Rrugën tonë të ndryshimit dhe integrimit nuk mund ta pengojnë dot as “të fortët”, as të shiturit dhe as të blerët, aq më shumë të lodhurit dhe “pleqtë” politikë pa asnjë ideal.
Jemi së bashku me çdo të ri, profesionist, grua, burrë, me çdo biznesmen të ndershëm që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Berat, në të gjithë Shqipërinë!
Jemi bashkë për të bërë të mundur çlirimin e tregut nga monopolet dhe PPP, jemi bashkë për fermerët që të kenë mundësi tregu dhe prodhimet e tyre, mundi dhe djersa e tyre të kthehet në vlerë dhe jo të derdhet kanaleve dhe të kalbet fushave.
Jemi bashkë për Shqipërinë!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...