“Rilindja po izolon qarkun e Gjirokastrës”, ish-deputeti i LSI: Banorët do detyrohen të shkojnë në Fier për të marrë shërbimet shëndetësore

Saturday, 09 Janar 2021 16:20

 

Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo akuzon qeverinë se po izolon qarkun e Gjirokastrës dhe po e rrënon me një plan dashakeq.

Sipas tij, pasi largoi nga Gjirokastra të gjitha institucionet, së fundmi po i heqin edhe një shërbim tjetër, atë të spitalit rajonal. Ai thotë se banorët e Gjirokastrës do detyrohen të shkojnë në Fier për të marrë shërbimet shëndetësore.

 

POSTIMI I PLOTË
SKANDALI I RADHËS/ “Rilindja” largon edhe një shërbim tjetër nga Gjirokastra.
Duhet qartë dita-ditës se “rilindja” qëllimisht po e izolon qarkun e Gjirokastrës, po e rrënon dhe po e zbraz me një plan të qartë dashakeq.
Pasi largoi nga Gjirokastra të gjitha institucionet: Drejtoria Rajonale e Bujqësisë; Drejtoria Rajonale e Arsimit; Arkivi; Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial; Drejtoria e Peshëmatjeve (DPM); Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve, Ujerave dhe Turizmit (ISHMPUT), shërbimi i Extensionit (këshillimit të fermerëve) duke lënë pas dore fermerët, etj, së fundmi po i heqin edhe një shërbim tjetër Gjirokastrës duke e kthyer Spitalin në Gjirokastër bashkiak, me shërbime të kufizuara, dhe duke caktuar si spital rajonal për të gjithë jugun Spitalin e Fierit.
Banorët e Gjirokastrës do detyrohen të shkojnë në Fier për të marrë shërbimet shëndetësore.
Por nuk mbaron me kaq. Po bëjnë gati dhe institucione të tjera që do t’ia heqin Gjirokastrës.
Ky është plan dashakeqës dhe diskriminues. “Rilindja” e ka mjeruar këtë qark me qëllim dhe kërkon ta izolojë. Ta kthejë nga zemra e jugut tē Shqipërisë në një xhep e provincë të humbur.
Përse po e zhvlerësoni dhe po e zbrazni Gjirokastrën? Përse e keni shkatërruar me kaq përkushtim?

Më 25 prill “rilindja” do largohet përgjithmonë. Të gjitha institucionet dhe drejtoritë rajonale që “rilindja” i largoi do kthehen sërish në Gjirokastër dhe jo vetëm do rihapen vendet e punës por do jenë në numër më të madh. Dhe spitali i Gjirokastrës do mbetet rajonal e do ketë investime dhe jo në këtë gjendje që është sot.
Mjerim, shpopullim dhe shkatërrim. Ky ishte shpërblimi që u dha “rilindja” votuesve që i besuan. Gjirokastra u shkretua prej marrëzisë së “rilindjes”
Qyteti i UNESCO-s u braktis. Njerëzit po largohen çdo ditë.
Më 25 prill, të gjithë së bashku, njerëz të thjeshtë dhe socialistë të ndershëm, t’i kthejmë dinjitetin Gjirokastrës dhe ta zhvillojmë, me vende pune, dhe ta nxjerrim nga mjerimi që solli sekti malinj i “rilindjes.”
VT
Këto foto janë nga Spitali i Gjirokastrës, i lënë qëllimisht në këto kushte për shkak të planit dashakeq të sektit të “rilindjes” për ta zhvlerësuar e për t’i dhënë titullin rajonal spitalit të Fierit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...