Gjermania mbi 40 mijë viktima nga Covid-19/ Kancelarja Merkel paralajmëron javë të vështira të pandemisë

Diel, 10 Janar 2021 16:19

 

Gjermania regjistroi 465 vdekje nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, tha Instituti për sëmundjet infektive, Robert Koch.

Të dielën numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi, të regjistruara që nga fillimi i pandemisë, kaloi shifrën 40.000. Kancelarja, Angela Merkel, paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë edhe “më të vështira”.

Më shumë se 1.9 milion njerëz janë infektuar deri më tani në Gjermani. Vetëm të shtunën u raportuan gati 17.000 raste të reja. Në mesazhin e saj të përjavshëm, Merkel tha se “javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë”.

Gjermania e kaloi më mirë se shumë vende të tjera evropiane valën e parë të pandemisë në pranverë, por ajo është goditur rëndë nga vala e dytë.

Vendi me 83 milionë banorë ka vendosur masa për të kufizuar kontaktet mes njerëzve dhe për të ndihmuar spitalet të përballojnë një rritje të numrit të pacientëve. Më shumë se 5.000 pacientë me COVID-19 janë aktualisht në kujdes intensiv në të gjithë vendin, me mbi 80 për qind të shtretërve të kujdesit intensiv të zënë.

Gjermania ka mbyllur shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore, mjediset e kulturës dhe ato të kohës së lirë deri të paktën më 31 janar me shpresën për të ngadalësuar përhapjen. Ashtu si vendet tjera të BE-së, ajo filloi të vaksinojë qytetarët kundër COVID-19 në fund të dhjetorit me vaksinën Pfizer / BioNTech./Rel

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...