PD në zonat e përmbytura në Lezhë: Qeveria mendon veç për vete

Tuesday, 12 Janar 2021 12:37

 

PD denoncon nga zonat e përmbytura se qytetarët janë braktisur nga qeveritarët të cilët vetëm kanë trefishuar pasurinë e tyre.

Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi dhe ish-deputetja e PD, Lindita Metaliaj kanë vizituar gjatë ditës së sotme banorët e zonave të përmbytura në Lezhë.

 

‘Eshtë koha për ndryshim’, thanë ata.

 

Përfaqësuesit e PD, Lindita Metaliaj dhe Belind Këlliçi ishin me banorë të përmbytur dhe me shtëpi të rrënuara nga tërmeti, të cilët janë braktisur nga qeveria.

Banorët pohojnë se dëmet janë të mëdha, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë. Ish deputetja Lindita Metaliaj, bëri përgjegjëse qeverinë dhe bashkinë për braktisjen e banorëve.

 

2 / 3
PrevNext
‘Është një qeveri që mendon vetëm për vete. 3500 ha tokë janë nën pushtetin e ujit, sepse këta nuk kanë investuar asgjë. Prioriteti i tyre është të pasurohen më shumë. Në 8 vite kanë trefishuar pasuritë në mënyrë të pajustifikueshme. Mjaft është mjaft, sot është koha për ndryshim, është koha të kthejmë besimin që ky vend mund të bëhet dhe ne bashkë mund ta bëjmë’.- u shpreh ish deputetja Lindita Metaliaj.

Duke bërë ndryshimin me braktisjen e qytetarëve nga qeveria, të rinjtë e FRPD kanë çuar ndihma tek familjet në Mamurras, që jetojnë në kushte të mjerueshme. Një nënë kryefamiljare me 7 fëmijë, një kryefamiljar tjetër i pamundur për punë, jetojnë akoma në çadra, sepse qeveria nuk u ka dhënë akoma zgjidhje 14 muaj pas tërmetit.

‘Ministri i Rindërtimit të mos hante darka në Dubai, pot të bënte shtëpitë’- u shpreh Belind Këlliçi gjatë bashkëbisedimit më banorët e revoltuar nga mungesa e ndihmës.

Kryetari i FRPD u dha shpresë banorëve se gjendja do të ndryshojë pas zgjedhjeve, ku qytetarët do të zgjedhin një qeveri që nuk bën propagandë, nuk braktis njerëzit, por një qeveri që punon për njerëzit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...