Kim Mehmeti: Kur Kryeministri i Shqipërisë sillet si hajdut vaksinash!

Tuesday, 12 Janar 2021 22:12

 

Piktori i siguroi Shqipërisë rreth një mijë vaksina. Dhe do meritonte lëvdata edhe sikur të siguronte edhe një të vetme, e jo kaq sa papritur erdhën në Tiranë.

Por ai nuk tregoi as ku i morri, as kush ia solli. Me çka edhe njëherë e përbuzi vendin që drejton duke e shpërfaqur Shqipëria si shtet ku pushtetarët mund të blejnë vaksina edhe nga ndonjë grup hajdutësh, e për këtë të mos i japin llogari askujt dhe asgjë të mos i tregojnë popullit të vet.

Pompozitetit me të cilin u përcoll vaksinimi i Kryeministrit dhe e disa mjekëve, edhe një herë tregoi atë që dihet: pushtetarët e ‘Rilindjes’ nuk e ndjejnë veten si ‘argat’ të paguar të popullit, por si bamirës të tij, të cilët me strajcë mbi shpinë , bredhin nëpër botë dhe mbledhin lëmosh për viset nga vijnë?!

Sidoqoftë mbetet e vërteta se edhe një Kosovë, me një qeveri jo legjitime, pa zhurme e pompozitet, ka siguruar afër dy milion vaksina.

Edhe pushtetarët e një Maqedonie me shumë halle, ashtu siç u takon ‘shërbëtorëve’ të popullit, pa zhurmë e pa shumë lëvdata, arritën të sigurojnë rreth një milion vaksina.

Tani shtrohet një pyetje e logjikshme, të cilës do duhej t’i përgjigjemi të gjithë ne shqiptarët, bashkërisht: si është e mundur që një Shqipëri, me mbi një shekull përvojë shtet formuese, pra si është e mundur që mëmëdheu ynë, ku jeton pjesa më e arsimuar e popullit tonë, edhe pas rënies së Xhaxhit Enver, të prodhojë e të durojë burrështetas të cilët popullin e konsiderojnë si një kope budallenjsh që lehtë mund ta gënjesh e manipulosh?!

Pra shqiptaria duhet t’i përgjigjet edhe pyetjes: si është e mundur që kjo shqiptari të jetë aq e pandërgjegjshme dhe e pandjeshme ndaj fatit të vet kolektiv, sa atë ta lë në duart e burrështetasve të cilët, edhe kur vendin e vet e ‘hanë’ nëpër restorantet më të shtrenjtë të botës, dehen e jargaviten duke ngritur dolli në emër të pajtimit të Athinës me Ankaranë!? ( Kim Mehmeti)

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...