Kryemadhi: Do të rikthejmë të rinjtë që janë larguar më 25 prill, jo thjesht për të votuar

E mërkurë, 13 Janar 2021 09:43

 

Kryetarja e LSI, MONIKA KRYEMADHI, takim me banorët e njësisë Nr. 10 në Tiranë! (PJESA 3)
Ne kemi shumë të larguar, të cilët po organizohemi që ti kthejmë më 25 prill. Dje mori Silvana nga Gjermania, e cila ka qenë specialiste në Drejtorinë e Tatimeve dhe e hoqën nga puna për shkak të bindjeve politike, edhe pse ajo ishte me statusin e nëpunësit civil, edhe pse ajo kishte vite që punonte në këtë drejtori, para se të merrte Partia Socialiste pushtetin. E hoqën dhe ajo iku në Gjermani, por do të kthehet. Jo vetëm ajo, por janë edhe shumë të tjerë edhe nga SHBA, ku ne kemi një strukturë shumë të fortë në New York, në Boston, në Michigan, të cilët po organizohen për të ardhur dhe për tu përfshirë në fushatë.
Por nuk është thjesht ideja që ne ti përfshijmë në fushatë njerëzit, por ideja është që ne tu japim shpresën dhe mundësinë për të ecur përpara, që të kthehem jo vetëm për të votuar, por të kthehen që të jetojnë dhe bëjnë biznes këtu. Shqipëria ka resurse pa fund, jo vetëm natyrore por edhe njerëzore shumë të mira. Problemi është që këto resurse ne i kemi lënë në dorë të disa njerëzve që e kanë kthyer gjithë politikën në propagandë.
Unë mendoj që sot të jesh inxhinier elektronik nuk do të thotë që je thjesht një njeri që bën Like dhe Share në Facebook në faqet e Kryeministrit. Që të jesh një inxhinier hidro-teknik nuk do të thotë që të jesh thjesht një njeri me 4 klasë shkollë dhe vetëm pse bën Like dhe Share faqen e Kryeministrit di duhet të jesh menaxher i digave të hidrocentraleve, të cilat duke mos ditur ti menaxhosh pastaj, ndodhin përmbytjet. Që të jesh sot një ekonomist i mirë që bën një planifikim jo vetëm të buxhetit por edhe një planifikim jo thjesht për të grumbulluar sa më shumë para në arkën e bashkisë për ti kthyer në koncesione, por të jesh një ekonomist i mirë që i shërben njerëzve, që njerëzit të fitojnë më shumë dhe ti si shtet mbledh më shumë taksa. Sepse sa më shumë të punojnë qytetarët dhe bizneset, aq më shumë taksa paguhen në bashki. Sepse s’ka asnjë njeri që nuk do të paguajë taksat dhe të jetë në rregull me shtetin. Por kur taksat kthehen në litar në qafën e tyre që shtrëngohen sipas interesave dhe paratë e tyre nuk dihet se ku shkojnë, normal që njerëzit do të ndihen të shfrytëzuar, të grabitur dhe të zhvlerësuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...