Përmbytjet në Shkodër, banorët: Në 8 vjet asnjë qindarkë për ne. Drejtuesi politik i PD: Ndryshimi vjen me Bashën kryeministër

E mërkurë, 13 Janar 2021 14:22

 

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Helidon Bushati dhe kryebashkiakja Voltana Ademi kanë takuar banorë që kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve ditët e fundit.

Banorët denoncojnë se qeveria për 8 vite nuk ka hedhur asnjë qindarkë për banorët e përmbytur dhe i ka harruar.

 

“Për 8 vjet nuk ka hedhur asnjë qindarkë tek ne”- u shpreh një prej banorëve.

 

Nga ana tjetër Helidon Bushati ka përmendur zotimin e Bashës për të hedhur miliona euro për kanalet kulluese në mënyrë që të evitohen përmbytjet, teksa shton se do ndryshimi vjen pas zgjedhjeve me qeverinë e re dhe Bashën kryeministër.

“Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për ju. S’ka bërë asgjë në 8 vjet. Ekonomia shkatërrohet, papunësia rritet, varfëria ulur këmbëkryq, ata në qeveri trefishojnë pasuritë. Kjo është një qeveri që punon për vete. Prandaj, duhet të themi mjaft. Duhet ndryshimi, se nuk vazhdohet me një qeveri që mendon vetëm për vete”. – tha Helidon Bushati.

Edhe kryebashkiakja Voltana Ademi pranoi situatën duke theksuar se Bashkia ka pastruar e vetme 78% të kanaleve të dyta e të treta, teksa shtoi se mund të ishte bërë shumë më shumë nëse qeveria do e kishte politikë vetën financimin për kullimin

. “Vetëm me investimet e Bashkisë, kemi bërë të mundur në të gjithë tërritorin e bashksië, pastrimin në masën 78% të kanaleve të dyta dhe të treta që janë në kopetencën tonë. Imagjinoni çfarë ndryshimi i madh do të ishte për banorët në fshat, nëse qeveria do ta kishte politikë të vetën financimin për kullimin”- tha Ademi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...