Presidenti: Të ndalim shpopullimin, duke përmirësuar qeverisjen dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje

E Enjte, 14 Janar 2021 19:21

 

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një forum online me ekspertë të fushave të ndryshime për fenomenin e largimeve masive të shqiptarëve në vendi.

Në një mesazh në Facebook kreu i shtetit shprehet se frenimi i shpopullimit të vendit, mund të ndalet duke përmirësuar qeverisjen dhe vendosjen e të rinjve në vendimmarrje. “Të ndalim shpopullimin, duke përmirësuar standardet e qeverisjes dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje”,- deklaron kreu i shtetit.

Në këtë takimin e organizuar nga Presidenti morën pjesë, Dr. Ines Nurja, pedagoge në Fakultetin Ekonomik, Prof.Dr. Ilir Gëdeshi nga Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Shoqërore, Prof.Dr. Sherif Bundo, Pedagog në Fakultetin Ekonomik, Prof.Dr. Sherefedin Shehu, Pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, Dr. Zef Preçi nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Fjala e Presidentit në një video-konferencën me profesorë dhe ekspertë:

“Falënderoj të gjithë profesorët e nderuar, të cilët kontribuan në këtë panel, me analizat, idetë, të dhënat, statistikat dhe propozimet e tyre.

Të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët, shpopullimin, një fenomen tepër shqetësues, që përbën një kërcënim të perspektivës sonë kombëtare.

Shqipëria, po përjeton një “erozion” të vërtetë demografik, referuar statistikave tepër alarmuese për një shoqëri, për një shtet dhe për një komb.

Kjo për faktin se nga vendi nuk largohen vetëm ata të cilët nuk kanë punë, por edhe ata që kanë një pagë në nivele të kënaqshme, një arsim dhe kualifikim cilësor.

Sipas ekspertëve dhe konkluzioneve tuaja, shkak për këtë, është bërë pasiguria, pra mungesa e besimit, për një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme në vend.

Në këtë drejtim evidentoj si tepër shqetësuese, intensifikimin e fenomenit të “largimit të trurit”, duke zënë një ndër vendet e para në botë.

Jo vetëm kaq, por disa statistika e bëjnë të pamundur, që të jemi optimistë, në një plan afatshkurtër.

Këtë e përforcon fakti se 94 %, e të rinjve që studiojnë jashtë vendit, nuk dëshirojnë të kthehen.

Akoma më keq, gati 80 % e atyre, që studiojnë në universitetet tona, dëshirojnë të largohen, veçanërisht ata që studiojnë për fusha jetike, si shëndetësia, ku trendi është edhe më i lartë.

Kjo na paralajmëron edhe për rreziqet serioze të perspektivës së sistemit shëndetësor dhe të gjithë shoqërisë tonë në tërësi, që aktualisht po përballet me pasojat tepër të rënda dhe afatgjata të pandemisë COVID-19.

Në këtë drejtim, është e qartë se Shqipëria në çdo aspekt, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka nivelin më të lartë të sh

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...