Basha përplaset me analistin: Je këshilltari strategjik i kryeministrit, edhe sondazhin që bëre e manipulove, të ftoj të votosh për mua

E Enjte, 14 Janar 2021 21:46

 

Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion” është përplasur me analistin Baton Haxhiu, duke e quajtur atë një nga këshilltarët strategjikë kryesorë të kryeministrit Rama.

Madje ai ka thënë se edhe sondazhi i nxjerrë nga Haxhiu, i cili nxirrte fitues Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit, është i manipuluar.

“Ka disa lloje makinacionesh që përdor Rama për të manipuluiar zgjedhjet.

E para është përpjekja për t’i hequr opozitës komisionerët. E dyta thyerja e paktit të 5 qershorit që të fragmentojë koalicionin tonë. E treta është sponsorizimi i sondazheve fallco që t’u mbushë mendjen shqiptarëve që qeveria Rama do të qëndrojë në pushtet.

Nuk ka asnjë mundësi që kësaj shumicë dërrmuese që kërkon ndryshim, t’i mbyllet goja. Në 5 qershor u arrit identifikimi elektronik, që është për qytetarët që të mos votohet në emër të njëri-tjetrit. Paniku i Edi Rmaës që menjëherë pas 5 qershorit, dhe vendosmëria për ta peishur 5 qershorin përkundër deklaratave të partnerëve ndërkombëtarë, tregon se Edi Rama është njeriu i parë i vetëdijshëm se 25 prilli është dita e largimit të tij”, tha Basha.

Pjesë nga debati:

Haxhiu: Një nga sondazhet që thatë janë të manipuluar është edhe i imi. Në historinë time të sondazheve s’kam gabuar asnjë.

Basha: Edhe këtu nuk je i skatë

Haxhiu: Ma thuaj një që kam gabuar

Basha: Disa

Haxhiu: Ma kujto.

Basha: Është një sekret publik që ti je një nga këshilltarët strategjik kryesorë të kryeministrit. Është e qartë se shqiptarët presin vetëm një gjë, ndryshimin. Të ftoj që të votosh për mua

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...