Kryetarja e LSI, Kryemadhi e nis ditën me të rinjtë e Elbasanit

Saturday, 16 Janar 2021 09:53

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ka nisur mëngjesin e kësaj dite të acartë me të rinjtë e Elbasanit.

Në bisedën me këta të rinj, Kryemadhi ka thënë se investimet në arsim janë fasadë e qeverisë.

 

Fjala e kryetares së LSI-së:

Ne me profesor Altin Idrizin jemi marrë jashtëzakonisht shumë, madje dhe ju vetë keni qenë kryetar i Grupit të Këshilltarëve të LSI-së në Baskinë e Elbasanit, kemi Sindin, kemi vajza dhe djem të cilët sot janë studentë, dhe edhe pse është ditë e shtunë kanë pranuar që të jemi në një bashkëbisedim për problematikat që ka universiteti, por edhe i gjithë arsimi shqiptar.

Sepse një nga problemet tona që ne ndjekim dhe që ka të bëjë drejtpërdrejt me jetën e përditshme, me standardin është arsimi. Një i ri apo e re e arsimuar sigurisht që kërkon standarde në punësim, kërkon një punë të mirëpaguar dhe aq më tepër kur flasim për një rini të arsimuar, aq më shumë është mundësia për të pasur një shtet, një sistem të zhvilluar. Në të kundërt do të kemi një rrënim të jetës së përditshme.

Mungesa e investimeve në arsim, jo vetëm në sistemin universitar, por edhe në atë të shkollave të mesme apo 9-vjeçare ka sjellë një mosbesim sidomos të familjeve të reja për sistemin arsimor në vend.

Platformat online, ju jeni vetë prezent, ne të paktën në takimet që kemi pasur me studentët e Universitetit të Tiranës kanë qenë jofunksionale, sidomos Fakulteti i Mjekësisë, ku nga mbi 300 studentë që ishin në vitin e parë, nuk arrinin të hynin dot më shumë se 100 studentë në platformë.

Po ashtu edhe ligji i arsimit të lartë, që po ashtu ka problematikat e veta, që jo vetëm duhet të kenë autonomi universitetet, por edhe pavarësi financiare dhe një buxhet për sa i përket kërkimit shkencor, i cili sot është zero. Ky ligj i arsimit të lartë është një problem i madh, për të cilin ne mendojmë se ky ligj duhet shkruar nga universitetet publike në bashkëpunim me ato private, ku universitetet publike të jenë lokomotiva e këtij procesi, sepse në fund të fundit grupet e interesit, ku janë pedagogët dhe studentët, janë ata të cilët në bashkëpunim edhe me Parlamentin i japin gjithë sistemit arsimor një mundësi për ta zhvilluar.

Sepse në fund të ditës të gjithë studentët do të kërkojnë një diplomë që të jetë konkurruese jo vetëm për tregun e punës, por për të konkurruar në rajon, edhe pse jo edhe në botë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...