Kryemadhi: Në 8 vite, në Peqin mungesë investimesh nga qeveria. Taksat e larta dhe mungesa e subvencioneve kanë penalizuar bujqësinë

Saturday, 16 Janar 2021 11:56

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë të shtunë një bashkëbisedim me banorët e Peqinit, me të cilët foli për problematikat e tyre të përditshme.

Mes të tjerash, Kryemadhi u ndal te koha e acartë, duke thënë se sot është një nga ditët më të ftohta të vitit, por problemet janë të përditshme jo vetëm në Peqin, por në çdo cep të Shqipërisë.

 

Mesazhi i Kryemadhit:

Nga eksperienca ime që kam pasur edhe më parë, peqinasit janë njerëz punëtorë, të cilët çdo ditë e më shumë i përkushtohen punës së tyre, tokës së tyre, ashtu sikurse edhe nga ana tjetër e kanë shumë të pamundur mbijetesën për sa i përket taksave të larta, mungesa e subvencioneve për ata që merren me bujqësi, por nga ana tjetër brenda qytetit problem është mungesa e rrugëve dhe infrastrukturës.

 

Pak para se të vinim këtu ishim në një kafe brenda në qytet, ku u takova me dy mësues rastësisht, ishin çift burrë e grua, të cilët po flisnin për problemet e arsimit dhe u shprehën se cilësia e mësimdhënies te fëmijët është shumë e dobët.

Sot është një ditë me diell, por bën shumë ftohtë, një nga ditët më të ftohta të vitit dhe balta ka ngrirë dhe nuk e ndjen në këmbë, por problemet janë të përditshme, por jo vetëm këtu në Peqin, por edhe në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht se fasada mund të jetë e ndryshme për shkak të ngjyrës, për shkak të zonës, për shkak të mentalitetit, por problematike është e njëjta: Taksa të larta, mungesa e vendeve të punës, paga të ulëta dhe të papaguara. Po ashtu kemi edhe mungesën e autoritetit të shtetit për ti ndihmuar qytetarët e saj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...