100 vjetori i mbajtjes së kongresit Historik Bektashian, thirrja e Metës: Shteti të zbatojë të drejtat e tyre kushtetuese, të nisë me kthimin e pronave!

Diel, 17 Janar 2021 11:40

 

 

Sot shënohet një ngjarje tejet të rëndësishme për bektashizmin shqiptar dhe atë botëror, 100 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Parë Bektashian, i cili, me vendimet e tij, konsolidoi më tej organizimin strukturor e përhapjen e këtij besimi të paqtë, deviza e të cilit ka qenë e mbetet që prej tetë shekujsh nga lindja e në vazhdim, “Pa atdhe, nuk ka fe!“.

Rolin e luajtur në formimin e shtetit dhe shtrimin e një rrugë edhe për besimet e tjera e vlerësoi sot Presidenti i vendit Ilir Meta.

 

Ky i fundit vlerësoi lartë gjithë Komunitetin Bektashian, të papërkulur para regjimit komunist, ndërsa apeloi që qeveria sot të zbatojë të drejtat e tyre kushtetuese, duke nisur nga kthimi i pronave.

“Sot është një ditë historike e kongresit Bektashian, kongresi që shënoi një moment kyç në konsolidimin e shtetit. Udhëheqësit bektashianë të asaj kohe e patën kuptuar se zoti dhe kombi përbënin një lidhje të jashtëzakonshme. Roli i teqesë së Frashërit është i njohur për të gjithë, sidomos në ndikimin dhe formimin e tre rilindësve tanë, vëllezërit Frashëri. Kongresi miratoi statutin e parë të këtij guri të fortë themeli, të selisë së shenjtë. Përmes neneve të këtij statuti u sanksionuan shumë të drejta.

Jemi krenarë që Selia e Shenjtë Bektashiane jo vetëm ngriti rrugën dhe eci e sigurt në gjurmët e Kongresit të Parë, por edhe është shndërruar në faktor aktiv në Shqipëri e Ballkan. Nderojmë sot përpjekjet e heronjve dhe klerikëve bektashianë që vuajtën nga regjimi. Nderojmë Baba Reshat Bardhin që nuk u përkul por qëndroi e bëri që ne sot të kemi jo vetëm këtë besim, por edhe të tjera. Nderojmë Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj që vazhdoi këto tradita ndërkombëtare të shënuara në kongresin e Prishtës. Edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit ende jo vetëm bësimi bektashian, por edhe të tjerë kanë pengesa për të funksionuar në mënyrë më efikase pranë besimtarëve të tyre. Është koha që shteti dhe të gjitha institucionet të zbatojnë të drejtat kushtetuese të besimeve duke filluar nga kthimi i pronave dhe duke vazhduar me mbështetjen që ato meritojnë”,- tha Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...