Xhixho/Vaksina e Covid 19 është çështje shëndeti publik, qytetarët kanë të drejtën e informimit dhe qeveria duhet të bëjë trasparencë.

Hënë, 18 Janar 2021 13:26

Vaksina e Covid 19 është një çështje shëndeti publik me impakt madhor tek jetët e njerëzve, qytetarët kanë të drejtën e informimit dhe qeveria duhet të bëjë trasparencë. Nqs ska trasparence si do garantohet mbrojtja dhe shpërndarja, mbi të gjitha aksesi i barabartë për të gjithë shtresat e popullsisë.
Në një vend mbytur në korrupsion rreziku arbitraritetit dhe favorizimi në akses i njerzve me pushtet është tepër present për të patur marveshje sekrete. E paparë e padëgjuar.

“FLETORE ZYRTARE
E mërkurë, 13 janar 2021, Viti: 2021 – Numri: 5

"Akt Normativ nr. 1, datë 10.1.2021 për miratimin e tekstit të Marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT BV, dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-covid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë"

Neni 4 "Përjashtimi nga detyrimet"

3. Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Export BV nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

4. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

Neni 6 "Hyrja në fuqi"
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. “

Me këtë akt normativ që do hyje në fuqi me dt.28 Janar qeveria shqiptare krijon konfuzion, në një moment shumë të vështirë i cili kërkon domosdoshmërisht komunikim të sinqertë me qytetarët dhe jo fshehje të marrveshjes që rregullon vaksinimin në vend. Nuk kemi dëgjuar asnjë preçedent, që qeveritë në vend tjetër të botës proçedojnë në këtë mënyrë që shton ankthin e popullatës dhe nuk jep asnjë siguri.

Kryeministri dhe qeveria Shqiptare kanë detyrimin dhe përgjegjësinë ti raportojë popullsisë urgjent, sa doza vaksine, kur e si do behet shperndarja, në bazë të cilave kushteve e planeve operacionale.

Sot kërkohet transparenc e plotë, përgjegjshmëri nga drejtuesit e vendit edhe plan konkret për menaxhimin e kësaj situate të rëndë e urgjente. Qeveria nuk duhet ta harrojë se behet fjalë për shëndetin e qytetarëve, shëndetin e familjeve tona, prindërve dhe fëmijëve tanë, të ardhmen e vendit. Nuk bëhet fjalë këtu për propagandën boshe! Është e trishtë e tejmase shqetsuese që në çdo vendimarrje, kjo qeveri vazhdon të konfirmojë papërgjegjshmerine e saj dhe mungesën e profesionalizmit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...