Balliu: Po vidhet prona publike

Hënë, 18 Janar 2021 15:27

 

 

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është thirrur sërish sot në gjykatë në cilësinë e të pandehurit bashkë me disa qytetarë të tjerë në lidhje me protestat për ndërtimin e Unazës së Madhe. Në një prononcim për gazetarët, Balliu theksoi se shumë shpejt do të nxjerrin në dritë disa fakte të rënda korruptive sipas tij se si po jepet ryshfet për të ndërtuar në Unazën e Re.

Sipas tij, në gjykata po gjykohen vetëm qytetarët e Unazës që protestuan kundër shembjes së banesave të tyre dhe jo ata që kanë vjedhur dhe thyer ligjin.

 

Balliu tha se aktualisht në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK janë dorëzuar 3 kallëzime, mes tyre dhe për firmën Salillari, që sipas tij merr tendera për të vjedhur dhe se këto para i ndan me kryeministrin Edi Rama. Sipas Balliut, lajmi i mirë është se në 25 prill kjo qeveri do të ‘shkërmoqet’.

 

“Ky është një nga proceset për protestën e Unazës së Re. Tek ngjisja shkallët takova disa avokatë. Vetëm sot ka afro 60 persona që janë në gjyqe për shkak të protestave. Gjykatat janë mbushur vetëm me protestues. Këtu po gjykohen ata që kanë protestuar dhe jo ata që po vjedhin dhe bëjnë krime. Po kërkohen ryshfete nga institucionet e shtetit. Shumë shpejt, gjatë kësaj jave, do të nxjerrim dokumente zyrtare se si zyrtarë të bashkisë po vjedhin lulishte apo pronë publike për pallate në zonën e Unazës së Re. Sot jemi në një moment kritik, ekonomia është shkatërruar. Vjedhjet e qeverisë vazhdojnë, i patë mirë në Dubai. Shumë nga dosjet që kemi çuar në SPAK, s’kemi marrë përgjigje. Për çështjen e Unazës së Re kemi 3 dosje të dorëzuara, një në Prokurorinë e Tiranës dhe 2 në SPAK. Një për aferën korruptive që ndodhi në fillimi për projektin e Unazës dhe tjetra për Salillarin, që s’ka asnjë punë tjetër dhe që bën rrugë që prishen nga shiu, pasi vjedh. Nuk është aty për të bërë investime për të bërë për pushtetin. Pasi fiton tendera për të ndarë paratë dhe rrugët bëhen me ato standarde. Paratë merren që të bëhen me standarde europiane, rrugët i bën me standarde Surreli, pasi i ndan paratë me Edi Ramën. Kur marrin tokën publike, siç bën Veliaj, i ndajnë paratë me miqtë e tyre. Veliaj po vjedh trotuaret, për të ndërtuar pallate. U shkatërrua teatri, Sahati, gjithçka që ka pasur Tirana, vetëm që Veliaj të bëjë pallate. I vetmi lajm i mirë është se jemi shumë pak larg ditës kur qytetarët do të marrin atë që meritojnë. Kjo qeveri në 25 prill do të shkërmoqet. Jo sepse kështu do një pjesë, por duan të gjithë. Si ka mundësi që të behën 380 procedime për të njëjtën protestë. Se ha njeri atë që e ka bërë abuzimin një recepsionist, dhe jo ai që e ha kot. Sot kemi afro 60 protestueset nga protesta të ndryshme që janë në gjykatë, dhe këtu po vijnë njerëz që vidhen. Së shpejti do të nxjerrim fakte se si Veliaj vjedh pronën publike bashkë me Maznikun e Dubait, për të bërë pallate. Këtu nuk më ka sjell ligji, pasi s’ka ligj që të më ndalojë mua të protestojë. Unë jam anëtar i PD. Banorëve iu jep të drejtën Kushtetuta që të protestojnë. Po të kishte ligj këtu, Rama do të ishte tek 313.”, -tha Balliu.

Modifikuar më Hënë, 18 Janar 2021 17:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...